Një firmë e huaj në Bullgari nuk mund të gjejë personel edhe pse ka njerëz të papunë. Tingëllon në mënyrë të çuditshme, por është e vërtetë. Kushtet që ofrohen janë shumë të mira. Pse atëherë njerëzit nuk duan që të punësohen?
Një prej arsyeve është ndoshta udhëtimi. Tjetër? Problemi i njohur mirë me mungesën e kuadrove të arsimuar dhe të kualifikuar. Po firma po kërkon rrobaqepëse, por repartet prodhuese janë 30 km larg kryeqytetit. Për këtë qëllim ajo siguron transport të vet, puna është me kontratë pune, gjë që do të thotë se paguhen të gjitha sigurimet shoqërore, repartet janë moderne, kanë veshje pune. Duhet theksuar se kjo kompani dallohet shumë nga kompanitë e ngjashme nga vende fqinje që paguajnë paga të ulëta, dhe ka të tilla që muaj me radhë nuk i kanë paguar rrogat. Pagat në kompaninë në fjalë tejkalojnë mesataren në vend për muajin shtator është afro 400 euro. Por për udhëtimin deri në repart nevojiten 2 orë. Por njeriu nëse ka njohuri dhe dije për këtë profesion dhe është pa punë duhet të mendohet seriozisht.
“Njerëzit tanë akoma nuk janë mësuar që të jenë mobil, bile edhe kur fjala është për një punë që paguhet mirë – thotë Elena Todorova, menaxhere në kompaninë për burime njerëzore “Menipauër” Bullgari. – Përshtypjet nga praktika e përditshme janë se bullgari është shumë konservativ për sa i përket mobilitetit. Ai do të punojë atje ku jeton, mundësisht sa është e mundur më afër. Këto janë gjëra që janë thellë në psikologjinë e popullit. Kuptohet që ka të tillë që me kënaqësi po udhëtojnë. Ata vlerësojnë mundësinë të kesh punë që paguhet mirë, që është në përshtatje me kualifikimin dhe specialitetin që ke. Praktika tregon se janë më mobilë njerëzit me kualifikim më të lartë që çmojnë dijet, njohuritë e veta dhe punën e vet. Për njerëzit me kualifikim më të ulët lëvizja bëhet më vështirë.”
Për specifikën e tregut bullgar të punës flitet prej kohe. Është fakt se gërshëra midis kërkimit dhe ofrimit të krahut të punës po hapet gjithnjë e më gjerësisht. Arsimi krijon kuadro të kualifikuar, por nuk janë mjaft pikërisht këta prej të cilëve ekonomia tani ka nevojë të madhe. Kjo vështirëson punën e firmave për burime njerëzore, të cilëve u drejtohen punëdhënësit.
“Nuk arrijnë që të gjejmë inxhinierë për pozita drejtuese në kompani të ndryshme prodhuese, qoftë në fushën e ndërtimit të automobilave ose në fushën e elektronikës ose elektroteknikes – tregon Elena Todorova. – Kuptohet edhe njerëz me njohuri të mira të gjuhëve të huaja. Jo që fare nuk ka po konkurrenca e kompanive që kërkojnë kuadro të tilla është shumë e madhe. Kërkohen njerëz që zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj, por jo vetëm këtë.”
© Foto: BTA
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..
Fillimi i shekullit të XXI-të doli të ishte një pikë kthese për Aksinija Ivanovën dhe Ivan Cankovin - fati i çoi në Argjentinën e largët dhe ekzotike, dhe..
Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një..
Maturanti i Shkollës së Mesme Matematikore në Varna Svetosllav Arabov fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Rinisë në Astronomi..