Një qytet i vogël në cepin e Bullgarisë, i kthyer në veri, ndaj lumit Danub dhe rrafshinave të shkretuara rumune në bregun përballë. Itineraret turistike rrallë çojnë deri këtu. Ndoshta sepse rajoni është shumë i largët, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira. Por kur t’i bjerë rasti qe ta zbulosh këtë qytet, pa tjetër do të kesh dëshirë të kthehesh përsëri këtu – në pikën më veriore ekzotike të vendit. Sepse ekzotikja nuk do të thotë vetëm palma dhe plazhe të nxehta, por edhe mundësi të përjetosh takime interesante me kohën dhe të kënaqet syri me pamje gjeografike, të papara deri tani. Qyteti Tutrakan ofron pikërisht këtë.
Duke mbërritur në qytet gjeja e parë që ju bie në sy është lumi Danub. Ujërat e tij të argjendta shkëlqejnë nën diellin dhe mund të shihen nga çdo kënd i qytetit. Mbi lumin fluturojnë kope zogjsh që i bëjnë foletë në zonat e lagëta afër qytetit. Një gjë tjetër që ju bën përshtypje janë godinat e bukura të ndërtuara në stilin arkitektural, më karakteristik për qytetet danubiane në Evropën e Mesme, se sa në këtë pjesë të Ballkanit. Fasadat e tyre janë kthyer te shëtitorja e gjerë buzë bregut, e gjallëruar në çdo kohë të ditës.
Në fillim të shekullit të XX qyteti Tutrakan krenohej me intelektualët dhe rilindësit e tij të shquar. Në qytet kishte shumë shtypshkronja, në të cilat botoheshin shumë prej gazetave dhe librave në vend, kurse në veprimtarinë e botimit, fitimprurëse për atë kohë ishte angazhuar një pjesë e mirë prej popullsisë së qytetit. Por fatet e pjesës tjetër nuk ishte lidhur me shkrim – këndimin por me grepin dhe lumin. “Sunduesit e lumit të Danubit” – kështu udhëtari turk Evlija Çelebi, që ka udhëtuar përmes trojeve bullgare në shekullin e XVII i quan banorët e Tutrakanit. Në kronikat e tij ai shkruan, se jo vetëm burrat, por edhe gratë merren me zënien e peshkut.
Dikur Tutrakani ishte ndër qendrat më të rëndësishme të peshkimit në rrjedhën e lumit. Në portin e tij të gjerë kishte qindra varka të peshkimit, kurse blini evropian i zënë nga peshkatarët vendas çmohej lartë deri në Francë. Qe të ruhej i freskët dhe të transportohej në vendet e largëta peshku luhej me kripë dhe mbulohej me gjete hithre qe të merret efekti i frigoriferit. Banorët e Tutrakanit dinë 1001 mënyra si ta zënë peshkun, si ta ruajnë më gjatë dhe si ta gatuajnë prej tij çorbën e famshme dhe shumë të shijshme. Zonja Daniela Ivanova nga Muzeu i Peshkimit dhe i Ndërtimit të Varkave në Danub tregon: “Shumë interesant është peshkimi me “ustie” – një vegël peshkimi që i ngjan një fuzhnje. Me të peshku kapet gjatë natës. Peshkatari ndez një pishtar në varkën, drita dhe ngrohtësia tërheqin peshkun dhe kur ai ngjitet në sipërfaqe, peshkatari e sheh dhe e shpon me këtë “ustie”.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..