Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Trojan – na pret rakia e kumbullës

Foto: Veneta Nikollova

Ai që përmend emrin e qytetit Trojan pa tjetër thotë edhe raki kumbulle nga Trojani! Në zemrën e malit Stara Pllanina uji i zjarrtë me aromë specifike është kthyer në kult. Për të tregohen legjenda, i kushtohen asaj kënga, tregohen anekdote dhe madje i është kushtuar edhe një festival. Këtu pothuaj çdo njëri bën raki kumbulle shtëpie në oborrin e vet dhe përdor çdo rast që të mburret me prodhimin e saj aromatik.

13-12-27-87891_1.jpgTë shkosh në qytetin e Trojanit dhe të mos provosh rakinë prej kumbulle është sikur të shkosh në Romë dhe të mos shohësh papën, bëjnë shaka vendasit. Gjëja e parë me të cilën të presin kur kalosh pragun e shtëpisë së tyre është gota me rakinë kumbulle. Lëngu aromatik derdhet kudo në restorante dhe taverna duke e rritur gradën e humorit dhe të oreksit. Ndërsa mezet në qytetin Trojan janë shumë të shijshme dhe të zgjojnë oreksin për të pirë, kështu që njeriu shumë lehtë mund të harrohet. Sallata me perime të freskëta, djathë dele ose dhie të bërë në shtëpi, suxhukë dhe akoma shumë e shumë gjella të shijshme që kthejnë degustimin e rakisë kumbulle në Trojan në një përjetim të paharrueshëm. Prodhimi i saj është prej shekujve dhe është kthyer në një art të vërtetë. Nuk është e rastit se kësaj pije qelibari i është kushtuar një koleksion i tërë në oborrin e muzeut të artizanalëve. Nga atje mësojmë se në vitin 1871 udhëtari hungarez në kronikat e veta përmend për zotësitë e banorëve vendas të ziejnë raki prej varietetit vendas kumbullash, që është me përqindje të lartë të sheqernave dhe kokrrat e kumbullave pastrohen shumë lehtë. Supozohet se të partë që kanë filluar prodhimin e rakisë kanë qenë murgjit e Manastirit të Trojanit qysh gjatë shekullit të 16, ndërsa receta për të është ruajtur si sekret dhe është trashëguar nga kryemurgu. Dihet se pija e manastirit është bërë me 40 bime medicinale. Në muzeun janë përshkruar të gjithë bimët. Mësojmë që në vitin 1882 rakia prej kumbullës nga Trojani ka marrë edhe njohjen e parë botërore – diplomë dhe medalje të bronztë në ekspozitën në qytetin belg Anvers. Dinjitetet e këtij eliksiri alkoolik janë vlerësuar lartë edhe nga personalitete botërore si papa Xhovani Pavli i Dyti, ish presidenti amerikan Bil Klinton. Në fakt adhuruesit e tij vështirë mund t’i rezistojnë ndikimit të tij magjik. Këtë shpjegon edhe një anekdotë nga e kaluara e largët.

“Në vitin 1928 në fshatin pranë Trojanit Lomec është zhvilluar referendum për mbylljen e pijetoreve – tregon drejtore e muzeut Eleonora Avxhireva. – Është logjike që pasi është prodhuar sasi të tillë raki, ajo të konsumohet si në kushte shtëpiake, kështu edhe në vende publike. Në referendum 115 vota kanë qenë pro mbylljes së pijetoreve dhe vetëm 7 kundër. Por rezultatet kanë qenë afatshkurta sepse efekti qenë i papritur për organizatorët. Ata që kanë pirë në pijetoret pasi nuk kanë pasur mundësi të bëjnë këtë në fshatin e vet kanë filluar të shkojnë në fshatrat për rreth dhe nga ndonjëherë të mos kthehen në shtëpi dita të tëra dhe kjo ka shkaktuar zënie në familje.”

Çdo vjeshte në Trojan vijnë mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë që të asistojnë në Festivalin e Rakisë prej Kumbulle. Programi përfshin aktivitete folklorike, degustim i mezeve vendase, konkurs për tregimin e anekdotave për rakinë dhe jo në vend të fundit garë për pirje të rakisë prej kumbulle.

Cili është sekreti i kësaj rakie?

Një prej kushteve është dimensioni i enës në të cilën bëhet fermentimi, shpjegojnë ekspertët vendas. Sa më e madhe është ajo – aq më me cilësi është rakia. Por kushti më i rëndësishëm që të kënaqesh me pijen aromatike është humori i mirë dhe shoqëria e mirë në rezet e Ballkanit.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Kuzmanov

Nga Rodopet në skenën globale – fshati Levoçevo si një qendër për nomadët digjitalë

Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..

botuar më 25-05-04 9.00.PD

Mish në hell dhe gajde në zemër të Rodopeve – Zllatograd me një festë të shijshme

Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..

botuar më 25-05-03 10.00.PD

Bellosllav, vendi ku lind qelqi – tradita, muzeu dhe arti i gjallë

Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..

botuar më 25-04-27 10.40.PD