Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Panorama sportive”: Cvetana Pironkova fitoi Turneun e Sydney-it

Foto: BTA

Cvetana Pironkova fitoi titullin e parë në karrierën e saj të Asociacionit të Tenisit për Femra. Në finale Pironkova fitoi kundër Angelique Kerber nga Gjermania me 6:4, 6:4. Kerber është e nënta në ranglistën botërore, kurse para kësaj Pironkova fitoi kundër tenistes së gjashtë në botë Petra Kvitova, si dhe kundër numrit të shtatë – Sara Errani. Pas suksesit të saj Pironkova u ngrit me 50 vende në ranglistën botërore dhe tashmë zë vendin e 57-të. Në raundin e parë të Kampionatit të Hapur të Australisë ajo mundi me 2:0 sete spanjollen Silvia Soler Espinosa.

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov do të startojë Kampionatin e Hapur të Australisë kundër amerikanit 23-vjeçar Bradley Klahn. Klahn është Nr 93 në botë. Para startit në turneun prestigjioz Grigor Dimitrov barazoi klasifikimin e tij rekord në ranglistën botërore. Pas paraqitjes së tij të mirë në turneun demonstrativ, i cili zhvillohet çdo vit para Australian Open në Kooyong, Dimitrov u përparua me një vend dhe tani është përsëri Nr 22 në botë.

Aleksandra Zhekova vazhdon paraqitjen e saj të suksesshme për Kupën Botërore të Snoubordit. Gjatë javës së kaluar në Andorë Zhekova përballoi kualifikimet në bordercross që pas rrëshqitjes së saj të parë, kurse pas kësaj mbaroi në vend të dytë pas yllit të Kanadasë Dominik Malte. Vendin e tretë e zuri Lindsey Jacobellis nga ShBA-ja. Zhekova është në vend të pestë në klasifikimin e përkohshëm për Kupën Botërore, me gjithsej 1300 pikash. Malte është liderja me 2600 pika. Pas saj radhitet Jacobellis. Gara në Andorë ishte kontrolli i fundit për bullgaren 26 vjeçare para startit të Lojërave Olimpike në Soçi në fillim të shkurtit.

Kombëtarja bullgare e hokejit për të rinj në moshën deri më 20 vjeç startoi pjesëmarrjen e vet në Kampionatin Botëror të Hokejit mbi Akull në qytetin turk Izmir. Hokeistët bullgarë humbën në ndeshjen e parë të turneut kundër mikpritësve nga Turqia me 2:3 (1:0, 0:2, 1:1) Bullgaria luan në një grup me skuadrat e Belgjikës, Zelandës së Re, Meksikës dhe Republikës së Afrikës së Jugut. Ditën e hënë djemtë bullgarë do të luajnë kundër Meksikës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stilijana Nikollova

Stilijana Nikollova është e dyta në renditjen në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro

Pas performancave me unazë dhe top, Stilijana Nikollova u rendin në vendin e dytë në kualifikimet e Kampionatit të 41-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro. Nikollova luajti shumë fort dhe me një aset prej 58.750..

rinovuar më 25-08-21 9.54.PD
Aleksandër Vasilev

Aleksandër Vasilev me fitore senzacionale në Sofje kundër Ivan Gahov në ATP Challenger

18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..

botuar më 25-08-18 6.41.MD

Volejbollistet bullgare (U21) u kualifikuan për gjysmëfinalet e Botërorit 2025 në Indonezi

Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...

botuar më 25-08-15 4.07.MD