Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndihmon shkatërrimin e armeve kimike siriane

войници
Foto: arkiv

Qeveria vendosi se Bullgaria do t’i ndihmojë me 100 mijë euro fondit të Organizatës për Ndalimin e Armeve Kimike, që u krijua për financim të shkatërrimit të armeve kimike siriane jashtë territorit të Sirisë.

Shkatërrimi i armeve kimike të Damaskut do të kontribuojë për sigurinë më të madhe të popullsisë siriane dhe do të krijojë kushte më të mira për zgjidhjen paqësore të konfliktit të vazhdueshëm dhe për rimëkëmbjen e vijueshëm të vendit. Pjesëmarrja bullgare është shprehje e radhës e angazhimit të vendit tonë me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për kapërcim të konfliktit në Siri, thuhet në komunikatën e qeverisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale në vend do të jenë nga 27°-28° në rajonet..

botuar më 24-06-26 7.35.MD
Nikollaj Markov

Konsultimet me presidentin kanë përfunduar, “Veliçie” kërkon një kabinet programi

Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë..

botuar më 24-06-26 4.22.MD

Takimet me partitë më të vogla iu dhanë fund konsultimeve pranë presidentit për formimin e kabinetit

Një kabinet ekspertësh në kushtet e një krize politike është e vetmja mundësi e arsyeshme. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e..

botuar më 24-06-26 12.29.MD