Pasi u ndërtuan godinat e Shkollës së Lartë Mbretërore, në vitin 1906 nga Rusia u importuan 100 mijë fidanë për parkun e saj. Një monument tjetër historik i Akademisë Ushtarake është gardha. Ajo përbëhet nga tytat e pushkëve “Krënka” dhe “Berdana”, t’i dhuruara ushtrisë së porsaformuar bullgare nga Rusia pas Luftës Ruso-Turke në vitet 1877-1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Pikërisht me ato pushka ushtria bullgare me dinjitet mbrojti një nga veprat më të shënuara në historinë kombit: bashkimin e dy pjesëve të Bullgarisë – Rumelisë Lindore me Principatën Bullgare gjatë vjeshtës së vitit 1885. Ato pushka ishin pjesë e armatimit të ushtarëve bullgar në Luftën Serbo-Bullgare dhe në Luftën e Parë Botërore. Për punimin e gardhës së Akademisë Ushtarake në Sofje kishte një projekt special, i cili ishte i harmonizuar me arkitekturën e tërësishme të kompleksit, të monumenteve të arkitekturës dhe historisë, që ndodhen brenda në oborr.
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..