“Betim para Levskit” është një prej pak veprave me kushtim të tillë, që mbajnë ndjenje të solemnitetit, dritës dhe festës. Shumica prej veprave rikrijojnë dhimbjen nga humbja e heroit, tregojnë për veprën e tij. Në Bullgari madje kishte lëvizje shoqërore për shenjtërimin e Levskit, propozim të cilin kisha ortodokse nuk pranoi. Paraveshit nga kjo shumë njerëz e quajnë shenjtor.
Para disa muajve për Radion Kombëtare Bullgare u incizua “Tropar i Shën Jerodjakonit Ignatij – Levski”, po kështu nga kompozitori Stojan Babekov.
“Çdo bullgar, pavarësisht a jeton në atdhe ose në vende të tjera të botës, mban në zemër figurën e Vasil Levskit” – është i bindur kompozitori. Siç ka shkruar poeti popullor Ivan Vazov “Fshatarët analfabet e tirrnin shenjtor...” Në veprën “Betim para Levskit” aksenti ishte mbi heroizmin e Apostullit. Ndërsa në këtë vepër u përpoqa që të rikrijojë rëndësinë e madhe të ideve të revolucionuarit të madh, të theksojë përjetshmërinë e heroizmit të tij. “A kam arritur sukses si kompozitor do të vlerësojnë dëgjuesit. Ajo që gjithmonë më ka emocionuar është devotshmëria e tij, faktin që i ka kushtuar gjithçka kauzës së vet – lirisë së Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..