Edhe gjatë vitit 2014 Bullgaria do të mbetet pjesë e elitës së shahut botëror. Ky sukses i padiskutueshëm i detyrohet shahistit të talentuar bullgar Veselin Topallov. Dhe megjithëqë nga ndonjëherë arritjet e shahut bullgar nuk përmenden, në mbarë botën admiruesit e kësaj loje e dinë emrin e shahistit më të suksesshëm bullgar, i cili prapë është ndër pretenduesit e titullit botëror.
Gjatë vitit 2014 turneu i shahistëve më të mirë të botës zhvillohet në qytetin rus Hanti-Mansijsk. Në të marrin pjesë 8 shahistë: Veselin Topallovi nga Bullgaria, Shahrijar Mamedjarovi nga Azerbajxhani, Levon Aronjani nga Armenia, Vlladimir Kramniku nga Rusia, Vishvanatan Anandi nga India, Sergej Karjakini nga Rusia, Pjotër Svidleri nga Rusia dhe Dmitrij Andrejkin nga Rusia. Shahistët do të luajnë nga dy herë secili kundër secilit, ndërsa fituesi do të luajë për titullin kundër kampionit të tanishëm botëror Magnus Karllsen. Turneu i pretendueseve në Rusi do të vazhdojë deri në fund të muajit mars.
Pas raundit të tretë, i cili përfundoi më 15 mars, mjeshtri bullgar ka një aktiv nga 1.5 pika pas tri loje remi. Në raundin e parë Topallovi përfundoi remi me figurat e zeza kundër shahistit Shahrijar Mamedjarov në ecjen e 36-të. Mamedjarovi iu shpresonte forcës sulmuese, por mbrojtja e mirë e shahistit bullgar i siguroi atij lojën remi. Raundi i dytë i turneut e takoi bullgarin me ish kampionin botëror Vishvanatan Anand nga India. Edhe kjo lojë përfundoi me remi. Ditën e shtune më 15 mars Topallovi luajti me figurat e bardha kundër mjeshtrit armenes Aronjan, i cili është në vendin e dytë të klasifikimit të Federatës Botërore të Shahut FIDE. Topallovi i shtoi vetëm një pike pas një remi të radhës. Megjithëqë bullgari dominonte gjatë tërë lojës, Aronjani me sukses bllokonte të gjitha sulmet e shahistit bullgar, dhe kështu të dy ata u ndanë nga një pikë.
Vesellin Topallovi lindi më 15 mars të vitit 1975 në qytetin danubian Ruse. Që kur ishte fëmijë u duk talenti i tij i jashtëzakonshëm prej shahisti. Në moshën 12 vjeçare u bë mjeshtër i sportit, ndërsa në vitin 1993, kur ishte 18 vjeçar, u radhit ndër 10 shahistët më të mirë të botës. Nga viti 1994 e deri më sot Topallovi është lideri i padiskutueshëm i ekipit kombëtar të shahut. Në vitin 2005 arriti të vërtetojë se ishte më i mirë në botë. Në Kampionatin Botëror të Shahut në Argjentinë, vitin 2005, ai u radhit ndër 8 shahistët më të mirë të planetit dhe fitoi turneun me një pikë e gjysmë përparësi. Në vitin 2006 Topallovi arriti koeficientin personal ELO nga 2813, rezultat ky i cili e radhiti ndër 5 lojtarët me koeficient më të lartë në botë. Në vitin 2009 Topallovi prapë e arriti këtë koeficient dhe tregoi, se nuk ka ndërmend të zbresë nga majat e këtij sporti. Në vitin 2010 Vesellin Topallovi prapë hyri në konkurrim për titullin botëror, por humbi lojën me kampionin e atëhershëm Vishvanatan Anand.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..