Më 22 dhe 23 mars kryeqyteti bullgar priti më se 500 sportistë të taekwondos nga mbarë bota. Në sallën “Festivalna” u mbajt edicioni i parë i Kampionatit Ndërkombëtar “Sofia Open”.
Organizator kryesor i këtij aktiviteti sportiv ishte z. Dhimitër Mihajllov nga Federata Bullgare e Taekwondos. “Për herë të parë në Bullgari zhvillohet një garë e taekwondos me përmasa aq të mëdha”, tha ai për shtypin vendas. Vetëm sportistët bullgarë numëronin 500 veta – fëmijë, femra e meshkuj të kategorive të ndryshme. Në ndeshjet morën pjesë më se 120 ekipe të taekwondos nga 16 vende të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga 15 sportistë. Një nga shoqëruesit e tyre ishte Xhevahir Hysa, trajner i ekipit Studenti në Tiranë.
I pyetur çfarë vend zë taekwondoja ndër sportet e tjera në Shqipëri, Julian Caca, kryetar i Shoqatës Sportive Tae Kwon Do “ORTEK” dhe trajner i ekipit, u përgjigj kështu: “Në qoftë se flasim për sportet që përfshijnë të gjitha sportet e artet marciale, atëherë gjithmonë taekwondoja renditet në vend të parë. Po gjithashtu mund të them se taekwondoja në Shqipëri është sporti që ka më shumë mbarësitet, le të themi mund të renditemi mbas futbollit.”
Ditën e dytë të ndeshjeve garuan Elvis Gjana, Sadik Tusha, Klaris Bresa, Orges Skana dhe Visar Pitushi. Ky i fundit është 24 vjeç, instruktor i taekwondos ekipit “Apolonia” në qytetin e Fierit, pjesëtar i skuadrës kombëtare. “Këtu janë më të mirët nga e gjithë Evropa, sidomos kategoria që jam unë – minus 68, dhe aty janë mbledhur konkurrentët që janë pretendentë për medalje në rangun botëror, në rangun evropian dhe gjithashtu në atë rangun olimpik të taekwondos”, tha ai natën para ndeshjeve ditës së dytë.
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...