Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mita Stojçeva – rruga artistike mes dy epokave

Foto: arkiv

Rruga e këngëtares popullore Mita Stojçeva përbën një urë midis dy epokave – kur folklori nisi t’i ngjitej skenës. Ajo ka përjetuar pothuajse të gjitha metamorfozat e këngës popullore. Mita Stojçeva ka lindur më 22 mars 1909 në një vendbanim afër qytetit Veliko Tërnovo. Atëherë kënga popullore ishte pjesë e pandarë nga jeta e përditshme e bullgarit.

Që në fëmijëri këngëtares popullore i është shfaqur talenti për këndim. Në shumë intervista të saja, Mita Stojçeva ka përmendur mësuesin e saj të parë Aleksandër Petkov-Zemni. “Ai i binte violinës, unë këndoja. Z. Zemni na çonte në botën e muzikës klasike e popullore. Natës zgjohesha nga melodi të ndryshme të cilat më kishin hyrë në kokë.”

Për herë të parë Mita Stojçeva i është ngjitur skenës në vitin 1939. Një vit më vonë këngëtarja popullore është ftuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (e njohur atëherë me emrin Radio Sofja) për të marrë pjesë në emisionet e drejtpërdrejta në mëngjes. Në repertorin e saj përfshihen këngë me tema të ndryshme – këngë kushtuar historisë, hajdutëve, dashurisë etj.
Në vitin 1954 Mita Stojçeva ka themeluar grupin “Kënga jonë” të cilit grup i janë bashkuar shumë interpretues të njohur bullgarë – Boris Mashallov, Sllavka Sekutova, Llallka Pavllova, Ika Stojanova, Radka Kushleva, Boris Karllov. Këngëtarja popullore ka dhënë një sërë koncertesh në Bullgari dhe jashtë shtetit – në Gjermani, vendet e ish-Jugosllavisë, Shqipëri dhe Çeki. Mita Stojçeva ka sjellë qindra interpretime. Edhe sot e kësaj dite zëri i saj preferohet të dëgjohet nga adhuruesit e muzikës folklorike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD