Para shtatë vitesh, kryeministri bullgar Sergej Stanishev e quajti çlirimin e infermiereve bullgare, të akuzuara pa drejtë në Libi, suksesin më të madh të diplomacisë bullgare për 20 vitet e fundit. Ministri i atëhershëm i punëve të jashtme Ivajllo Kallfin zbuloi, se problemi u zgjidh në sajë të strategjisë së Britanisë së Madhe. Ai dalloi edhe rolin kryesor të BE-së në bisedimet e vështira me regjimin libian dhe i falënderoi Francës për ndërmjetësinë. Mirëpo, është pak e diskutueshme, a ka bazë diplomacia bullgare të flasë për kontribut në zgjidhjen e kësaj agonie, që vazhdoi tetë vjet e gjysmë. Ndoshta është herët të mësojmë çfarë ishte ndarja e roleve në këtë lojë të ndërlikuar ndërkombëtare me politikanin libian Muamar Kadafi. Mirëpo, për pesë bullgaret e çliruara dhe për mjekun palestinez zgjidhja e problemit lidhet me emrin e zonjës Sesilija Sarkozi, aktualisht me familjen Atias. “Emri Sesilia për mua do të thotë liri” – deklaroi në konferencën e shtypit në Radion Kombëtare Bullgare Kristijana Vëllçeva. Ndër të tjerët kjo infermiere bullgare u tregua nga regjimi i Kadafisë si iniciatore e skenarit të tmerrshëm për ngjitjen me qellim me virusin e SIDA-së të më se 400 fëmijëve libianë në spitalin e qytetin Bengazi.
Sesilija Atias ishte ajo, e cila zhvillonte në Libi fazën e fundit të bisedimeve me liderin Kadafi për çlirimin e infermiereve bullgare dhe mjekut palestinez. Shtatë vjet pas çlirimit të të ashtuquajturve prej saj “pengje bullgare”, Sesilija Atias mbërriti në Bullgari.
“U habita nga pritja aq e ngrohtë dhe e përzemërt në Bullgari, pasi nga ngjarja tragjike kaluan shtatë vjet – tha ajo për Radio Bullgarinë. –Zbulova sesi gazetarët dhe njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe politikanët nuk kanë harruar ato momente dramatike. U gëzova, kur shikoj, se infermieret e çliruara janë mirë. Ato u kthyen te jeta aktive dhe te profesioni i tyre. U habita kur zbulova, se në Bullgari njerëzit akoma më mbajnë mend.”
Takimi i zonjës Sesilija Atias me bullgaret e çliruara me ndihmën e saj, ishte jashtëzakonisht emocionues për të dy palët. Pas natës së tensionuar të 23 korrikut duke u gdhirë 24 të vitit 2007, ato për herë të parë disponuan mjaftë kohë të bisedojnë për atë, që kishte ndodhur. Të dy palët dinin vetëm një pjesë prej tablosë së tërësishme dhe prandaj bashkë bënë provë të formojnë pamjen e tërësishme të situatës së atëhershme. Në vitin 2007 zonja Sesilija Atias u dekorua me titullin “qytetar nderi i Sofjes”. Mirëpo, dekoratën iu dorëzua asaj gjatë vizitës së tanishme nga kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Zonja Atias ishte e preokupuar nga fakti, se bëhet qytetare e një vendbanimi aq të lashtë me histori të pasur.
“Zbulova një vend, të cilën nuk e dija – shtoi Sesilija. – Herën e fundit kisha parë vetëm pistën e aeroportit. Tani qëndrova më gjatë dhe prandaj kisha mundësi të njihem me një vend të mrekullueshëm, pasardhës të shumë qytetërimeve, që kanë lënë gjurmët e tyre këtu. Bullgaria është një vend me trashëgimi të pasur arkeologjike dhe asaj duhet t’i ndihmohet. Këtë vend me kënaqësi të madhe do të vizitoj prapë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..