Sivjet shënohet 100 vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Pas lidhjeve tradicionalisht të mira mes të dy vendeve qëndrojnë përpjekjet dhe punën e vrullshme të shumë njerëzve – politikanë, intelektualë, sipërmarrës. Njëri prej tyre është z. Selim Hoxhaj – një mik i madh i Bullgarisë i cili prej majit të 2012-ës u emërua konsull nderi në Qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.
Vetëm për një vit të gjysmë në këtë post ai qenke shumë aktiv. Me kontributin e z. Hoxhaj në qendrën e qytetit të Vlorës u hap Konsullata e Bullgarisë, në qytetin e Ballshit tani ekziston një rrugë që mban emrin e mbretit bullgar Boris I, në gazetat qendrore të Shqipërisë dolën më se 200 artikuj kushtuar Bullgarisë, në qytetin e Korçës u shënua Festa Kombëtare e Bullgarisë, u zhvilluan takime të ndërsjella me sipërmarrës shqiptarë e bullgarë dhe shumë aktivitete të tjera.
Më 26 mars dhe 27 mars z. Selim Hoxhaj ishte në Sofje për pjesëmarrje në Konferencën Vjetore me Konsujt e Nderit të Republikës së Bullgari. Në këtë takim që u zhvillua për herë të parë prej gjashtë viteve, morën pjesë mbi 40 konsuj nderi prej mbi 25 vendeve. “Konsujt e nderit të Republikës së Bullgarisë kanë një rol të rëndësishëm në realizimin e prioriteteve të politikës sonë të jashtme. Ata kontribuojnë për zhvillimin e kontakteve në të gjitha sferat e bashkëpunimit dypalësh”, theksoi ministri i jashtëm Kristian Vigenin.
Më rast me vizitës së tij zyrtare në Sofje, z. Selim Hoxhaj dha një intervistë Radio Bullgarisë. Ai foli për shkaqet për dashurinë e tij ndaj Bullgarisë, për misionin e vet si konsull nderi, për marrëdhëniet bilaterale mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, për sferat me potencial për biznes, për përpjekjet e tij lidhur me zhvillimin e lidhjeve miqësore mes të dy popujve.
Foto: arkiv personal dhe mfa.bg
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të..