Në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar katër grupe krijuan një shoqatë jo formale që u bë e njohur si “Muzika e verdhë”. Kjo është një OJQ e regjistruar me studio të vet, zyrë dhe klub ku interpretuesit paraqesin kompozimet e veta . Në të kanë qenë grupet “Animacionerët”, “Ostava”, “Bluba Lu” dhe “Wickeda” si edhe të tjera që kanë qenë të asociuar dhe kanë përdorur burimet e tyre. I bashkon synimi të imponojnë kritere të larta në muzikën bullgare dhe në artin në përgjithësi. Krijuar para 15 vjetëve dhe ekzistuar vetëm disa vjet OJQ-ja nuk botoi album të vet. Grupet anëtare të saj vazhdonin rrugën e vet krijuese përmes kontratave me kompani komerciale. Në vitin 2001 shoqata ndërpreu veprimtarinë e vet, por lë ndikim të fortë në zhvillimin e muzikës alternative në Bullgari.
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..