Nuk ka etnos në botë përveç romët, i cili të ketë ditë të vet ndërkombëtare. Kjo është 8 prilli dhe festohet nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian nga viti 1992. Në këtë mënyrë bota respekton identitetin specifik, kulturën dhe traditat e këtij populli udhëtues. Dhe tani përpiqet t’i ndihmojë dhe të afrohet ndaj njerëzimit tjetër, që të mund të jetojë më mirë, në paqe dhe në harmoni mes të tjerëve dhe me të.
Në Evropë romët janë 10-12 milionë, në Bullgari ata janë mbi 800 mijë. Ndihmoje vetes që të të ndihmojë dhe Zoti, pohon fjala e urtë. Kjo varet dhe nga vet romët, rikujtoi në prag të festës lideri i partisë GERB Bojko Borisov në Konferencën Kombëtare në Sofje “Integrimi i romëve”. “Thelbi i fjalës integrim është në arsim. Kur ka arsim, ka dhe punë. Po të bëhen këto dy gjëra, nuk do të ketë problem. Në praktikë ata do të jenë mjaft të aftë konkurrues të mund të fillojnë çdo lloj pune në vend.”
Arsimi dhe punësimi janë faktorë kyçë për përmirësimin e cilësisë së jetës së romëve. Raporti i fundit i Komisionit Evropian që përpara disa ditëve tregon si shembull Bullgarinë me disa metoda pozitive si aplikimin e arsimit të detyrueshëm dyvjeçar parashkollor, shënoi kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova. Sipas fjalëve të saj kjo është një masë e suksesshme kundër braktisjes së shkollës, për shkak të mosdijes së gjuhës bullgare. Një shembull është fjala e urtë “ndihmoje vetes, që të të ndihmojë dhe Zoti” që është e lidhur me Bjalla Sllatinën rrethi i qytetit Vraca. Qyteti është me më shumë romë me arsim të lartë tek ne, tha për Radio Bullgarinë ekspertja Spaska Mihajllova nga Shoqata “Rruga e re”. Organizata punon “në terren” mes bashkësisë rome në krahinë që nga viti 2004. Gjendja e popullsisë rome dhe bullgare këtu nuk është shumë e mirë. Kjo është Bullgaria Veriperëndimore – regjioni më i varfër në Bashkimin Evropian.
“Në rajonin ku punojmë, të gjithë romët janë të arsimuar. Nuk kemi nxënës të cilët të kenë hequr dorë nga arsimi gjatë viteve të fundit, të pa mbaruar të paktin arsim të mesëm. Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë. Shumë pak prej tyre (1-2%) , nuk janë të përfshirë në bashki më kompakte në krahinë. Problemi tek ne është punësimi. Në qoftë se ka ndërmarrje të vogla dhe mundësi për sigurimin e një farë zënieje, njerëzit do të punojnë, do të kenë para dhe për rritjen e arsimit të tyre. Bjalla Sllatina është e njohur dhe si rajon me më shumë romë me arsim të lartë. Por mjerisht, ata nuk kthehen në qytet, por i vazhdojnë studimet e veta në vend tjetër. Vetëm në qytet ka mbi 3 mijë romë, prej tyre 1000 janë fëmijët. Të gjithë përfundojnë arsimin e vet tetëvjeçar dhe pothuajse të gjithë arsimin e mesëm. Prej tyre rreth 30% shkojnë në shkollë të lartë. Një shembull shumë i mirë. Në Bjalla Sllatina dhe rajoni përreth, ne bëjmë shumë fushata inkurajuese për rritjen e arsimit mes të rinjve. Njerëzit janë punëdashës, të mençur, shkojnë në punë. Banesat e tyre janë në një gjendje relativisht të mirë. Problemi është punësimi.”
Rruga e re për romët kalon përmes Shoqatës “Rrugë e re” nga një mëhallë në mëhallë tjetër, nga një shtëpi në tjetrën, nga një njeri tek tjetri. Për shembull, tregon Spaska, shkojmë në fshatin Tërnak në mëngjes. Zakonisht njerëzit janë në qendër të fshatit, sepse punojmë mbi programe evropiane për punësim. Bisedojmë me ta, shpërndajmë materiale informative. Për shembull për parandalim të tuberkulozes – këtu me një nivel të lartë.
“Jemi në terren në çdo kohë, shkojmë nëpër shtëpitë, u shpjegojmë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë, si të spastrojnë shtëpitë e tyre dhe të mund të mbrohen nga llojet e ndryshme të sëmundjeve, bëjmë takime. Është me një rëndësi të madhe prindërit të dinë për llojet e ndryshme të vaksinave kundër sëmundjeve, për profilaktikun e fëmijëve, si të mund të plotësojnë llojet e ndryshme të dokumenteve. Kështu informata është e pranueshme për ta. U sqarohet në gjuhën bullgare, dhe jo në gjuhën rome për hapat konkrete, të cilat duhet t’i ndërmarrin, që të mund të zgjidhin një problem konkret. Por, me fjalë të njohura për ta, në një gjuhë të kuptueshme. Dhe ata e kryejnë.”
Shoqata “Rruga e re” u jep shans romëve t’i ndihmojnë njeri-tjetrit dhe në punë duke krijuar ndërmarrjen e parë sociale në krahinë me para nga programi “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Kurse tani ka startuar dhe projekt me financim nga Trusti për Alternativë Sociale në Sofje. Kjo përfshin modul për një kualifikim profesional në profesionin e bletërritësve. “Disave do t’u sigurojmë një kurs nëntëmujor të zënies, kurse të tjerëve do t’u ndihmohet vet të startojnë biznes të vet në fushën e rritjes së bletëve. Por nuk do t’u japim para, do t’u blejmë kosharet dhe materialet më të domosdoshme për biznesin e vet personal”, thotë Spaska.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..