Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kambana na mbledh edhe në kujtimin edhe në të ardhmen

БНР Новини
Bozhidar Zhelev tregon kambanën e tij të parë.
Foto: arkiv personal

Kambana është dhimbje dhe gëzim, shprehje e asaj ndenjeje të këndshme ndaj çdo kujtim të bukur, që na sjell historia e gjyshes për “atë kohë” kur bota është zgjuar nga tingujt e kambanave dhe jo nga alarmi. Historianët edhe sot pohojnë se në të kaluarën njerëzit e kanë mbajtur mend tingujt e kambanës së vendit të tyre të lindjes, pavarësisht sa kohë kanë kaluar larg shtëpisë. Për mua kur dëgjoj fjalën “kambana” shfaqen kujtime. Të para janë zilet e sanës së Krishtlindjeve. Kujtimi tjetër lidhet me duart e babait tim që të jem e sigurt se më mban fort deri sa po godas kambanat e monumentit të Sofjes “Flamuri i paqes”. Pas kësaj zilja e shkollës që i liron fëmijët për pushim dhe i thirre përsëri në orë.

Në Bullgari kemi koleksionues të kambanave. Ai quhet Bozhidar Zhelev dhe nga 777 kambana nga 77 vende. Ekspozita e tij “Kambanat e Bozhos” tashmë është prezantuar në Sofje, Veliko Tërnovo dhe Razgrad. Nga e premtja do të prezantohet në qytetin e Smoljanit. Mikpritës do të jenë Qendra Informative Evropiane, “Evropa drejt për së drejti” dhe Teatri Dramatik të Rodopave “Nikolaj Hajtov”. Organizatorët presin që kambanat “të zgjojnë” aktivitetin e qytetarëve në zgjedhjeve për Parlament Evropian.

Për Radio Bullgarinë Bozhidar Zhelev thotë se pasioni i tij ndaj kambanave ka historik nëntëvjeçar, ndërsa fillimi ka qenë shumë prozaik. “Rastësisht pashë disa kambana të hedhura për shkrirje. Mendoja se është mëkate të shkrihen dhe i bleva. Dhe pas kësaj një pas tjetrës filluan të mblidhen.”

Kambanat e koleksionuesit janë prodhuar në Mançester, Britania e Madhe në fillim të shekullit të XX dhe peshojnë nga 30 kg. Askush nuk di si kanë mbretur në Bullgari. Ato janë më të rëndat në koleksionin e tij. Kambana më e lehtë është vetëm 1 gram. Kambanat janë prej metali, porcelani, qelqi, qeramikës dhe drurit.

Снимка“Nga Bullgaria janë rreth 120 – tregon koleksionuesi. – 500 janë nga Evropa, nga ShBA janë rreth 40 , nga Amerikan Qendrore dhe Jugore – rreth 20, nga Kina – 15, ka mjaft nga Birma, Vietnami, Indonezia, Hongkong. Nga Rusia ka 20 kambana. Vendet më të largëta prej të cilëve kam kambana janë Brazili dhe Argjentina. Një pjesë i kam mbledhur gjatë udhëtimeve të mia personalisht, pjesa tjerë janë prej miqve të mi. Ata dinë për pasionin tim dhe kur janë jashtë shtetit dhurata për mua është gati.

Bozhidar Zhelevi thotë se mbledh jo vetëm sende por edhe histori dhe kujtime. Shumë e dashur është kambana që është bërë për dasmën e princit Carlz me Dajana. “E madhe ose e vogël, prej metalit ose prej kristalit, kambanat simbolizojnë lëvizjen, kërkimin, lirinë dhe forcën e frymës njerëzore. E dua tingullin e tyre dhe jehona e tyre, e cila besoj se të gjithë na shtyn të shikojnë përpara me shpresë dhe besim”, është i bindur ai.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD