Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vezët e ngjyrosura për Pashkët

БНР Новини
Foto: BGNES

Ne, bullgarët, jemi një popull, i cili gjatë të gjithë shekujve të historisë sonë ka arritur t’i transformojë traditat. Kështu qe, nuk është e rastit se i shënojmë Pashkët me një sërë ritualesh të bukura. Në trojet tona festa e krishterë nuk i zëvendëson krejtësisht zakonet e paganëve, me të cilët ata e kanë mirëpritur pranverën. Disa prej këtyre festave kanë ruajtur autenticitetin e vet, por shumica kanë ndryshuar sipas nevojave të krishterimit. Festa më e madhe për të krishterët ortodoksë është lidhur me traditën e ngjyrosjes së vezëve.

Në mitologjinë e shumë popujve veza është simboli i jetës së përjetshme. Nga veza e artë, simboli i diellit, lind bota. Veza është simboli i pavdekshmërisë dhe ruan brenda vetes fuqinë magjike për të mjekuar dhe për të ruajtur nga sëmundjet dhe fatkeqësitë. Te ne edhe sot e kësaj dite dhurohen vezë të ngjyrosura, në dallim të shumë vendeve të tjera, ku ato janë zëvendësuar nga vezët prej çokollate, suveniret etj.

Doc. Svetllana Rakshieva nga Muzeu i Etnografisë studion që prej shumë kohe bashkësitë etnike, identitetet e tyre etj., por çdo një minutë të lirë ajo ia kushton vezëve të ngjyrosura. Shkencëtarja ka studiuar, përvetësuar dhe përshkruar të gjitha teknikat ekzistuese të ngjyrosjes së tyre. Tashmë më se dhjetë vjet i mëson fëmijët, mësuesit dhe të gjithë ata, të cilët duan të mësohen se si pikturohet mbi sipërfaqen vezake.

Foto: BGNES“Gjithçka është lidhur me teknikën e dyllit. Bëhet fjalë për një stilolaps prej druri me një rezervuar të vogël në majën e tij – tregon doc. Rakshieva. – Në këtë rezervuar vihet një pjesë e vogël dylli të pastër bletësh, që ngrohet mbi një qiri të ndezur dhe pas kësaj pikturohet. Pastaj veza zhytet në bojë. Dylli hiqet dhe ornamenti shihet me tërë bukurinë e tij. Vezët e tjera janë të bardha. Ato gjithashtu ngjyrosen me dyllë, i cili është bojatisur paraprakisht në ngjyrën e zezë. Dikur gjyshet tona e kanë bërë këtë me katran, kurse sot përdorim bojëra vaji. Këto ornamente në fakt janë caku i zi i qëndisjes, si të thuash. Pas kësaj fushat e tjera të vezës ngjyrosen. Teknika përdoret në Ihtiman dhe në krahinat rreth tij. Desha të nënvizoj se kjo teknikë është specifike bullgare. Është shumë pak përhapur në Çeki dhe Hungari. Në rajonin e Ihtimanit përdoren edhe të dyja teknikat, gjersa në Velingrad praktikohet vetëm teknika e dyllit. Në rajonin e Botevgradit përdoret një acid i posaçëm për krijimin e ornamenteve. Ka rajone, ku tradita e ngjyrosjes së vezëve tashmë nuk ekziston. Në vitin 1938 etnografi i madh bullgar Hristo Vakarellski organizoi një ekspozitë ndërkombëtar të vezëve të ngjyrosura në Samokov. Sot banorët e qytetit nuk e dinë për se përdoren stilolapsat e ruajtur nga gjyshet e tyre.”

Për fat të keq teknika e vizatimit të vezëve të Pashkëve, e përdorur përtej mureve të Manastirit të Zografit në Aton dhe në Manastirin e Rillës, tashmë nuk ekziston. Këto vezë ishin mbuluar me skena evangjelike të lidhura me Ngjalljen e Krishtit. Në të kaluarën murgjit kanë vizatuar mijëra vezë të tilla që t’ua dhurojnë besimtarëve me rastin e festës.

“Bën përshtypje se vezët e ngjyrosura bullgare janë grafike – vazhdon tregimin e vet doc. Rakshieva. – Ato nuk janë me kaq shumë ngjyra, siç është në vendet perëndimore. Mund të them se nga Veriperëndimi në drejtim të Verilindjes së kontinentit tonë vezët bëhen gjithnjë e më grafike, kurse stilografi – gjithnjë e më i hollë. Një prej veçorive të  imazheve të vezëve në Bullgari janë svastikat trepalëshe – simboli solar, si dhe “shkalla e jetës” – spiralja, e cila ngrihet që deri në majën e vezës, flutura – simboli i shpirtit dhe i ringjalljes, dhe hardhia – një simbol fetar, por edhe folklorik etj.”

Një veçori tjetër e rëndësishme e vezëve të ngjyrosura bullgare është fakti se ato nuk janë shndërruar në një industri, siç është në Perëndim. Ka dhe diçka tjetër – mbi to nuk shkruhen mesazhe dashurore, siç është në vendet e tjera evropiane. Çdo vit mjeshtret e Velingradit dhe Ihtimanit i mbulojnë vezët e Pashkëve me ornamentet e njëjta, të cilat i mbajnë mend që nga fëmijëria e tyre, kurse veza e ngjyrosur mbetet një prej urimeve më të bukura për shëndet, lumturi dhe dashuri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD