Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Impresione kushtuar Pashkëve në ekspozitën e Atanas Sharenkovit dhe Venera Konstantinovës

БНР Новини

Në ditët e Pashkëve në galerinë “Impresioni” në Sofje janë ekspozuar vepra unike të piktorit bullgar Atanas Sharenkov (1943-1992) dhe të bashkëshortes së tij Venera Konstantinova. Pikturat janë me karakter ortodoks. Tri prej tyre janë me vezë për Pashkët.

Më shumë rreth idesë së piktorit flet Venera: “Këto piktura janë nga muaji maj i 1989-ës dhe janë frymëzuar nga shumëllojshmëria e ngjyrave në vezët e lyera. Nuk kam më parë piktorët të sjellin në veprat e tyre aq shumë vezë ngjyra-ngjyra.”

Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të lindjes së Atanas Sharenkovit. 22 vjet të tërë ai nuk jeton dhe përmes veprave të ekspozuara piktori ringjallet.

Снимка“Bashkëshorti im ishte lidhur ngushtë me peizazhin bullgar – shpjegon Venera. – Më thoshte se vetëm Bullgaria e frymëzon, dhe kur udhëton në vende të huaja e ka të vështirë të sjellë talentin e vet. Ai pikturonte po ashtu dhe peizazhe me kisha. Bile interesi i tij u transmetua tek unë. Stili i Atanasit është unik. Ai mbaroi në artin figurativ në Shën Pjetërsburg, por ka sjellë dhe shumë afreske. Kaloi periudha të ndryshme siç shumica e piktorëve. Veprat e tij janë shumë ekspresive. Thoshte se pikturat e tij nuk do të kenë nevojë të restaurohen, sepse punonte me shtresë të hollë bojërash. Pohonte se pikturat e tij do të mbeten përherë po të ruhen në mënyrën e duhur. Vitet e fundit të jetës së tij Atanas kishte interes të madh për veprat e piktorit gjerman Paul Klee. Ja nga vjen dhe periudha e tij e të ashtuquajturave piktura strukturale. Në këto struktura Atanas ka sjellë figura të vogla, diell, hëna, kisha, shtëpi, të gjithë globin. Pra, një kaleidoskop i jetës së përditshme bullgare, të gjithë atë të cilën pasqyrojmë ne, bullgarët.”

Veprat që ka ekspozuar Venera janë peizazhe pranverore nga vendbanimet rilindëse Koprivshtica, Shiroka lëka dhe Kovaçevica. Piktorja është e pasionuar pas bukurisë së këtyre vendbanimeve. E frymëzon jo vetëm natyra e bukur por edhe zakonet autentike.

“Bullgarët festojnë shumë Pashkët dhe Krishtlindjet – thotë Venera. – Këto përbëjnë një formë shpëtimi nga globalizmi dhe ne patjetër duhet t’i transferojmë traditat te brezi i ri. Që të mos e humbasim identitetin tonë në të ardhme, ne duhet të festojmë sipas zakoneve. Për sa i përket pikturës, kjo e fundit është produkti hyjnor, i cili do të na ndihmojë gjatë rrugëtimit drejt Zotit. Pikturat zbukurojnë interierin e çdo shtëpie dhe e bëjnë festën pa fund.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura

Fillojnë festimet e 1160-vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar

Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në..

botuar më 25-05-01 4.45.PD

Marena Xhingova – një nga qeramistet më të shquara bullgare

“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..

botuar më 25-04-28 7.00.PD

Një maratonë teatri dhe kinemaje 36-orëshe fillon në Akademinë Teatrale

Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..

botuar më 25-04-25 6.15.PD