Gjatë këtyre ditëve një ekspozitë e pazakonshme në sallën e ekspozitës të Agjencisë Shtetërore “Arkiva” tërheq vëmendjen e banuesve të Sofjes. Në të janë treguar dokumente unikale, fotografi dhe sende, lidhur me lëvizjen e masonëve në Bullgari në lidhje me jubileun shekullor të lozhës së masonëve të krijuar në Sofje “Zarja” (bullg. Fishekzjarrë). Ata e hapin derën e shoqërisë elitare të veshur deri tani në një sekret dhe fshehtësi, për të cilën zakonisht flasim me hamendje dhe një respekt, kurse informata është fare e pakët. Dokumentet të cilat përfshijnë historinë e lozhës deri në vitin 1941, zbulojnë se pikërisht shumica e parisë bullgare janë pjesë nga masonët. Nga kryeministrat, ministrat dhe gjeneralët deri tek përfaqësuesit më të lartë të shkencës, artit, kulturës dhe bile klerikët.
Kjo është një shoqëri përparimtare arsimuese, bashkësi e njerëzve më të përparuar për nga shpirti dhe intelekti. Në botë ka rreth 5 milionë masonë, prej tyre 1 milionë janë në ShBA, gjysmë milionë – në Britaninë e Madhe, mjaft janë dhe në Francë, Gjermani dhe në vende të tjera perëndimore. Në Bullgari sipas të dhënave jozyrtare ka rreth 5 mijë masonë në konfiguracione të ndryshme.
Lozha “Zarja” është e themeluar më 15 prill 1914. Ajo është e regjistruar si lozha e 15 e huaj në grupin e lozhës së Madhe të Francës, me mjeshtrin e parë doktor Hristo Stojçev. Një vit më vonë është afirmuar Rregullorja e institutit Edukativ “Zarja” me kryetar shkencëtari i madh bullgar, filolog dhe rektor i parë i universitetit të Sofjes akademiku Aleksandër Teodorov-Ballan. Krahas me gjeneralin Aleksandër Protogerov, shkrimtari Dimo Kjorçev dhe shumë bullgarë të tjerë përparimtarë për kohën e vet, ai e pranon masonerinë dhe kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për zhvillimin e tij tek ne.
Pas vitit 1942 lozha ka qenë e ndaluar në Bullgari dhe rivendoset mezi pas 50 vjetëve. Sot lozha “Zarja” numëron 120 anëtarë, tregtoi për Radio Bullgarinë mjeshtri i parë i karrigeve Rumen Rallçev. Në ligjin bazë të masonerisë është shkruar se, secili i cili do, mund të paritet si një mason në shoqëri. Dhe nga ky moment bie ndalimi që vëllezërit mason të mos e përmendin dhe të mos ti referohen. Për të tjerët, të cilët nuk janë shpallur si masonë, ka qenë e ndaluar, sqaroi ai. Prandaj sipas fjalëve të tij tani për tani punohet me dokumente më të vjetra. Almanahu me bashkëkohësit është vetëm për një përdorim të brendshëm, zbuloi edhe pak nga sekretet Rumen Rallçev. A ka të ardhme masoneria? “Natyrisht që po. Sepse i ashtuquajturi art mbretëror është mijëvjeçar. Ai gjithmonë mbledh pjesën më përparimtare nga një shoqëri e dhënë. Vet prania aty është garanci për demokraci. Unë jam optimist i madh. Shumë njerëz të rinj tanimë janë përfshirë në radhët e masonerisë në Bullgari dhe kjo është garanci për të ardhmen e tij këtu. Në mënyrë analoge zhvillohet dhe nëpër botë. Natyrisht, që teknologjitë moderne, rryma informative në internet dhe mediat e tjera deri diku “marrin” nga fshehtësia e masonëve. Por de fakto është pikërisht e kundërta. Kjo shton interes, me qenë se është filozofi, kurse ajo nuk mësohet në internet. Ajo duhet thjesht të përjetohet, që të mund personalisht të përdoret”.
Një pjesë e madhe nga dokumentet e paraqitura në ekspozitë janë nga arkivi personal i vëllait Ivan (fotografi Ivan Bërnev). Për çfarë na tregojnë ato?
“Ekspozita tregon për themelimin e Lozhës “Zarja” dhe zhvillimin e masonëve në Bullgari deri më 9 shtator 1944, kur vendoset drejtimi pro sovjetik tek ne. Më saktë, deri në vitin 1941, kur në vend pranohet Ligji për mbrojtje të shtetit dhe ndalohet masoneria bashkë me të gjitha organizatat e fshehta. Ekspozita është një shprehje e shpirtit të kohës dhe kërkon të tregojë se, paria e të gjithë kombit tonë kanë qenë masonë. Duke hedhur poshtë pohimin se, masoneria është një organizatë e keqe sekrete. Me fjalë të tjera të zgjojë fshehtësitë e tij, kështu që njerëzit të shikojnë se kjo është një organizatë shumë serioze humanitare.”
Në ekspozitë qe lëshuar në përdorim dhe një botim i posaçëm postar me temë “100 vjet ekspozita e masonëve Zarja”. Ajo përfshin një pullë jubile, një zarf të ilustruar postar dhe një vulë të posaçme postare. Autor i botimit me një vlerë koleksionuese është piktori Viliam Kitanov. Ja se çfarë tha ai: “Bashkësia e masonëve për nga thelbi i vet është e ngarkuar me simbole. Kjo do të thotë se zakonisht ato janë dhe në stile të ndryshme. Pune ime qe kryesisht të zgjedh disa prej tyre dhe ti përpunoj nga ana e stileve kështu, që të formojnë një kompozicion – “të mbahen” njëra me tjetrën, duke u nisur nga simbolet e të detyrueshme për pjesëmarrje. Përjashtoj emblemën e tyre, por këtu janë kolonat e vendit të shenjtë, 3 shkallët, elipsograf, e kështu me radhë. Germa “G” – simbolizon gjeometrinë, si dhe disa elemente të tjera të dorës së dytë. Unë u mundova të fus dhe disa nuanca grafike. Për shembull e gërshetova germën “L” të shkruar dhe në gjuhën cirilike dhe latinisht, si elipsografi. Tjetra është gjë rutine dhe profesionalizëm.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..