Me siguri ekspozita e profesorit Gredi Assa në Galerinë e Arteve Figurative në kryeqytet, do të shndërrohet në një nga veprimtaritë më interesante të vitit 2014 në fushën e pikturimit. Talenti i tij na çon përmes një bote të fantazmave enigmatike. Bënë përshtypje shqetësimi i tij, që të mos errësohet bukuria e planetit, të cilin e popullojmë. Në 49 tablotë e prezantuara autori rikrijon përuljen e tij para natyrës dhe arteve të ndryshme. Dhjetëra janë ekspozitat e piktorit Gredi Assa si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Ekspozita iu kushtohet jubileut 60 vjeçar të lindjes së tij.
Titulli metaforik “Përmes shkretëtirës” mbledh në vet veten njohuritë, hidhërimin, shpresën dhe urtësinë e autorit. Lidhur me këtë Gredi Assa shpjegon:
“Po flasim për shkretëtirën, e cila është në vet ne, e cila është jashtë neve dhe e cila është në ditën e përditshme. Po flasim për këtë, që na rrethon, dhe për këtë, që nuk mund të shkojmë rreth, por duhet të kapërcejmë. Në shkretëtirë ne jo vetëm gjejmë përgjigjen e shumë pyetjeve tona. Në të ka gjithçka – erëra, ëndrra, mirazhe dhe me rëndësi është çfarë do të preferojë njeriu.”
Mirëpo, çfarë preferon piktori Gredi Assa?
“Personalisht unë preferoj mirazhet. Fakti, se mund ta shikosh dhe ta pranosh, se ato janë pikënisja drejt idesë dhe qëllimit tënd, është pjesë e frymëzimit, përvojës dhe imagjinatës së piktorit. Mirazhet, vegimet shfaqen atëherë, kur njeriu i kërkon dhe i dëshiron. Atëherë mund të shikosh oaza si një strehim.”
Piktori tregon në mënyrë poetike për shkretëtirën dhe për pafundësinë e saj. Dhe ai e ndjej veten si një zbulues i bukurisë së papritur të shkretëtirës. Ai rrëfen edhe për vështirësitë, që haste në krijimtarinë 40-vjeçare dhe për pozitën jetike që mbronte, duke bërë aluzion me Biblën – me ato 40 vjet, gjatë të cilëve Moisiu bridhte me popullin nëpër shkretëtirë. Dunat e saj të shumta janë shkak, që Gredi Assa të ndjej veten “si një kokrrizë rëre me botë të vet të brendshme plotë liri, shpresë, frymëzim”.
Në ekspozitë tablotë, që prezantohen janë në gjini të ndryshme. Ka dhe shumë portrete. Njeri prej tyre rikrijon regjisorin e madh bullgar Dimitër Goçev, i cili vite me radhë punonte në Gjermani. Për të piktori kujton:
“Ishim miq, ai koleksiononte tablotë e mi dhe shpesh herë folëm për artin modern. Ai më jepte forcë dhe besim. Prandaj vendosa të përfshij portretin e tij në këtë ekspozitë. Ka edhe portrete të shumë të afërmve të mi. Në këtë ekspozitë desha t’u bëj një përkulje ndaj arteve, të cilët i pëlqej.”
Çfarë u uron studentëve të tij profesori Gredi Assa?
“Jam me shpresë, që studentët e mi do të gjejnë rrugën e vet, në të cilën do të ecin ngadalë dhe qetë. Vetëm kështu arrihen qëllimet më të largëta. Shpresoj, se ata nuk do të jenë piktorë të përjetimeve të përkohshme, por do të arrijnë të zbulojnë edhe gjërat më të vogla. Ata duhet të posedojnë aftësinë të dallojnë ndjenjat e ndryshme, kështu që ta rikrijojnë në veprat e tyre.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..