Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni i parashikimeve ekonomike

Foto: arkiv

Pranvera e ftohtë solli jo vetëm shira të dendura në Bullgari, por edhe një sërë parashikimesh ekonomike, të gjitha me pretendimet se paraqesin më saktë zhvillimin ekonomik të vendit deri në fund të vitit. Megjithë nuancat dhe shkallën e ndryshme të pasigurisë përsa i përket së ardhmes, të gjitha parashikimet – si bullgare, ashtu edhe ndërkombëtare, parathonë një gjallërim ekonomik dhe një rritje ekonomike. Megjithëse ky shtim nuk do të arrijë nivelin mesatar botëror nga 3.6 për qind sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe 3.4 për qind sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ai do të jetë i ndjeshëm dhe pak më i lartë, se sa shtimi i vitit të kaluar nga 1 për qind. Në të njëjtën kohë rritja do të jetë dy herë më e lartë, se sa ajo e parashikuar mesatare për vendet e zonës evropiane nga afro 1.2 për qind.

Sezoni i parashikimeve makroekonomike për Bullgarinë u hap nga Ministria e Financave, e cila prezantoi prognozat e saj për treguesit kryesor ekonomik për vendin. Parashikimet e këtij dikasteri janë tepër më optimiste se sa prognozat e botuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizatave joqeveritare dhe bankave. Parashikimet janë aq optimiste, se tejkalojnë edhe prognozat e vet ministrisë nga viti i kaluar. Në vend të rritjes nga 1.8 për qind të produktit të brendshëm bruto, ministria prognozon, se ajo do të jetë 2.1 për qind. Pothuajse një qëndrim të njëjtë shprehën edhe analizuesit e një banke austriake, që punon në Bullgari. Ata presin një rritje ekonomike në Bullgari nga 2 për qind. Një bankë tjetër – Banka  Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mendon, se rritja në Bullgari do të jetë 1.9 për qind. Një qëndrim më të matur tregojnë në Bankën Botërore dhe në Komisionin Evropian, të ndjekur nga pesimistët më të mëdhenj për ekonominë bullgare – Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përderisa banka dhe komisioni presin një rritje të produktit të brendshëm bruto gjatë këtij viti nga 1.7 për qind, fondi parashikon, që ajo të jetë 1.6 për qind.

Përveç inflacionit, deficitit buxhetor dhe borxhit publik, një tregues tjetër me rëndësi për gjendjen e ekonomisë kombëtare është niveli i papunësisë. Megjithëqë parashikohet rritja e ekonomisë bullgare, të gjithë specialistët, duke përfshirë edhe Ministrinë Financiare Bullgare, mendojnë, se gjatë këtij viti nuk do të ketë përmirësim të ndjeshëm në papunësinë dhe të papunët do të mbeten afro 13 për qind nga popullsia në moshë pune. Optimistët më të mëdhenj theksojnë, se papunësia mund të ulet deri në 12.5 për qind.

Mezi kur do të botohen të dhënat statistikore për vitin 2014 do të zbulohet cila nga të gjitha ato parashikime makroekonomike u realizua dhe cila prej tyre i është më afër së vërtetës. Tashmë u njoftuan të dhënat e para statistikore, sipas të cilave rritja e produktit të brendshëm bruto gjatë tremujorit të parë ishte 0.2 për qind. Mirëpo, a do të jetë kjo e mjaftueshme që të arrihet niveli i parashikuar vjetor, varet nga situata e pasigurt ndërkombëtare, në të cilën punon ekonomia bullgare. Mjafton në këtë sfond të përmendim kërcënimet për furnizimet energjetike që rrjedhin nga kriza në Ukrainë dhe nga ekonomia ruse, që po hyn në një recesion.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD