Një prej krijuesve më të mirë të filmave të vizatuar, i nominuar për çmimet “Oskar”, një kiber-princeshë dhe një super-grua, një aktore radikale, e cila rrezikon jetën e vet në skenë, një skulpturë e gjallë, një video-maratonë prej 12 orësh dhe muzikë në të hapur, lexime letrare në park, një workshop kulinar “Ushqimet ruse, që po zhduken”, një program i posaçëm nga Olimpiada kulturore në Soçi për fëmijë... E gjithë kjo dhe akoma shfaqje të tjera interesante janë përfshirë në programin e festivalit kushtuar artit modern rus në Sofje. Këtu deri më 8 qershor do të paraqiten 15 piktorë të rinj rusë me popullaritet të madh në Rusi dhe në botë, si dhe skulptorë, fotografë, dizajnerë, artistë nga gjini të ndryshme të krijimtarisë vizuale dhe skenike, të cilët tregojnë fytyrën e re, të ndryshme dhe të panjohur të këtij arti. Pas muzeve, galerive dhe bienaleve në Moskë, Stokholm, Berlin, Vjenë, Budapest, Honkong, Tokio, Sidnej, vjen edhe radha e Sofjes, në saje të Fondacionit “Doma Art”, e cila organizoi festivalin “Pulsi i Rusisë së Re”.
Mikpritësit arritën të grumbullojnë në Sofje të gjitha këto talente të reja, të cilat përveç në Rusi, jetojnë dhe krijojnë veprat e tyre në qytete të ndryshme të botës. Çdo një prej tyre jo vetëm tregon në Sofje artin e vet, por edhe mban ligjërata. Jo vetëm ligjëratat, por edhe të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas.
Pyetjes së Radio Bullgarisë me se i tërhoqi Sofja, Vita Dumçjute iu përgjigj kështu: “Para se gjithash kjo është një lidhje historike. Ndër të tjera, një prej pjesëmarrësve në festival, piktorja legjendare Elena Kovëjlina, do të paraqesë një performance për miqësinë midis Bullgarisë dhe Rusisë, sepse kjo temë është shumë e afërt për ne. Ne nuk mundemi pa Bullgarinë dhe Bullgaria nuk mundet pa Rusinë. Arti modern në vendin tuaj ka një potencial të madh. Krijuesit dhe njerëzit e zakonshëm këtu janë me një horizont të gjerë.”
“Unë e dua shumë Bullgarinë, sepse këtu zhvillohen shumë prej festivaleve më të mira të filmave të vizatuar – thotë ai. – Përveç kësaj këtu kam shumë miq. Përveç se krijoj filma të vizatuar, unë pikturoj. Këtu do të jetë edhe ekspozita ime e parë ndërkombëtare.”
Festivali i artit modern rus përkrah kandidaturën e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë 2019-ës dhe zhvillohet me përkrahjen e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Fondacioni “Doma Art”
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe fijet me të cilat ata janë të lidhur me rrënjët e tyre etnike mijëra kilometra..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe..
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të..