Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tramvaje ngjyra-ngjyra, muzikë e ndarë dhe emocione verore

БНР Новини
Formacioni “Tumbaito”
Foto: BGNES

Në Sofje fillon fushata “Ndaje me njëri tjetrin muzikën, emocionin dhe kulturën”. Që sot deri më 27 qershor rreth shatërvanëve përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në sheshin “Patriark Evtimij” dhe akoma shumë vende të shënuara do të tingëllojë muzikë. Marrin pjesë dhe interpretues të njohur dhe të dashur nga të gjitha brezat, përfaqësues të stileve të ndryshme – Bellosllava, grupi “Mastillo”, formacioni “Tumbaito”, “Eva kuartet”, kuarteti “Sllavej”, etno grupi “Diva reka”, grupe klasike dhe xhazi. Ata do t’i paraqesin befasitë e veta muzikore dhe në hyrjet e metro-stacioneve, nëpër stacionet e tramvajit... Nëpër dy nga linjat mund të shikojmë tramvaje, në të cilat janë shënuar emrat e organizatorëve – “Muzikautor”, “Profon”, Bashkia e Kryeqytetit, Asociacioni Bullgar i Producentëve Muzikorë, Asociacioni Muzikor Bullgar dhe Hip-hop Asociacioni Bullgar. “Me këtë iniciativë i dhamë përkrahje Sofjes në kandidaturën e saj për Kryeqytet Evropian të Kulturës – 2019”.

“Kauza jonë bazohet mbi parime kulturore, të cilat shpresojmë të respektohen në të ardhme – tregon Ivan Dimitrov, drejtori ekzekutiv i “Muzikautor”. – Gjatë muajit shkurt disa organizata nënshkruan me Bashkinë e Kryeqytetit marrëveshje gjatë rregullimit të të drejtave prej autori me pronarët e lokaleve, organizatorë të ngjarjeve e kështu me radhë. Kjo është një dëshmi për vullnetin e institucioneve të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve në këtë fushë. Kompania nuk ka analog deri tani. Në të janë bashkuar të gjitha shoqëritë, të cilat përbëjnë industri muzikore dhe kulturore tek ne. Ideja bazë është të mund të sjellim një gjendje pozitive, të tregojmë art të cilin e krijojmë dhe e ndajmë me njerëzit.”

Koncertet janë çdo ditë midis orës 18.00 dhe 19.00. Për adhuruesit e shumtë të sportit kjo është koha pas pune, përpara ndeshjes së radhës. “Duke zgjedhur orën, kemi menduar dhe për ta”, thotë perkusionisti i njohur Kalin Veljov. Atij i është ngarkuar organizimi i ngjarjeve muzikore në fushatë. “Qëllimi ynë bazë është të ndryshojmë ditët e përditshme me emocione të bukura dhe muzikë të mirë – vazhdon ai. – Njëkohësisht me këtë, duam t’i tregojmë shoqërisë se, Bashkia e Sofjes përkrah jetën muzikore, përkrah krijuesit. Partnerët tanë janë që të gjitha mediat kombëtare. Çdo ditë ata do të transmetojnë reportazhe nga ngjarjet. Jam i lumtur se, në qytetin tim ka një zonë të madhe këmbësore në bulevardin “Vitosha”, ku mblidhen artistë dhe muzikantë. Aty po kështu kemi parashikuar ngjarje. Kemi ftuar person të njohur nga sporti dhe politika. Ata do të hipin në tramvaj një stacion përpara vendit të koncertit të radhës, do të bisedojnë me njerëzit. Kurse pas kësaj së bashku do të dëgjojnë muzikë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD