Afro një muaj pas përmbytjeve katastrofale në vendet fqinje Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, reshjet e dendura të shiut këtë pranverë morën viktimat e para në Bullgari. Lagja “Asparuhovo” e qytetit bregdetar Varna u përmbyt nga një valë e një metër uji dhe balte. Qeveria e shpalli 23 qershorin ditë zie për të paktën 12 viktimat. Në Varna që sot u shpall ditë zie. “Vala e ujit pushtoi njerëzit të cilët qëndronin në stacionin e autobusit në “Asparuhovo”, thotë një dëshmitar. Vala e fortë e ujit ka pushtuar po ashtu dhe dhjetëra automjete dhe ka përmbytur shumë shtëpi dhe bodrumet e pallateve në lagje. Nga mëngjesi në gjendje emergjente janë dhe bashkitë Dobriç, Drjanovo, Veliko Tërnovo, ku shumë vendbanime janë prekur nga reshjet e dendura të shiut. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë gjatë natës së kaluar më shumë reshje shiu kanë rënë në bregdetin verior. Sasia më e madhe e shirave u konstatua në Shabla – mbi 120 litra në metër katror, që e tejkalon dy herë normën mujore të shirave në këtë rajon. Në Dobriç dhe Kaliakra sasitë janë 107 litra në metër katror. Në Varna – 74 litra në metër katror. Njerëzit janë pothuajse të pafuqishëm në raste fatkeqësish natyrore. Gjithsesi mund të merren disa masa parandaluese.
Për t’u përmendur është fakti se në rastin tonë në lagjen “Asparuhovo” sasia e reshjeve të shiut ka qenë relativisht më e ulëta – 35 litra në metër katror që do të thotë se bie në normën e lejueshme mujore. Zona ujëmbledhëse e të ashtuquajturit kanal perëndimor të kullimit, të quajtur nga vendasit “përroska”, i cili kanal kalon përmes rrugës më të prekur “Gorna studena” shtrihet në 4.5 kilometra katrorë. Brenda një ore te reshjet e konstatuara prej 35 litrave në metër katror përmes kësaj zone kanë rënë rreth 140 mln litra uji të cilët ishin shumë tepër për kapacitetin e kanalit, shpjegon eksperti Oleg Kolev nga Varna. Kjo do të thotë se kanali i kullimit nuk është ndërtuar sipas kapacitetit të duhur për këto ndryshime të klimës. Situata duket akoma më e komplikuar për shkak të faktit se prerja e paligjshme e pyjeve ka zbardhur shumë shpatin sipër “përroskës” e cila përroskë kohë të gjatë nuk është pastruar.
Kanalet e papastruara të kullimit janë problem i madh në shumë vendbanime të Bullgarisë dhe shpesh bëhen shkak për përmbytje. Faktor tjetër negativ është dhe urbanizimi në masë i cili vështirëson kollumin e ujit në zonat e gjelbra. Së paku mund të ndërtohet një sistem modern i paralajmërimit në rast përmbytjesh.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..
DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..