Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk heq dorë nga “Rryma Jugore”, por kërkon dhe furnizues të tjerë të gazit

Foto: BGNES

Disa ngjarje ditët e fundit kanë treguar se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, por ndërkohë kërkon dhe furnizues të tjerë të gazit të cilët të pakësojnë varësinë e saj të madhe nga Rusia.

Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit në Detin e Zi, takim që u mbajt në Varna, ministri bullgar Kristian Vigenin deklaroi se pala bullgare ka pezulluar projektin deri në momentin kur të qartësohen çështjet e shtruara nga Komisioni Evropian (KE). Ministri i jashtëm bullgar vuri në dukje se “Rryma Jugore” vazhdon të jetë me prioritet si për Bullgarinë, ashtu dhe për vendet e Evropës Jugore dhe se qartësimet me KE-në janë çështje të “periudhës jo të gjatë”. Komisionari evropian i energjetikës, Gjunter Jotinger gjithashtu komentoi se projekti i gazsjellësit është ndaluar përkohësisht. Kryetari i Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, Andrej Kondakov nga Rusia, tha se banka është gati për bashkëfinancim menjëherë kur të zgjidhen çështjet kontestuese. U krijua përshtypja se pretendimet e KE-së për pajtim të projektit me legjislacionin evropian janëgati për t'ukapërcyer.

Këtë javë Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin diskutoi mundësinë e Bullgarisë që të furnizohet me gazin natyror, sapo të zbuluar në  Qipro. Bullgaria është e mendimit se ishulli mund të luajë një rol të rëndësishëm në korridorin e ardhshëm “veri-jug” i cili korridor do të furnizojë të gjithë Evropën me gaz natyror përmes Greqisë. Ndërkaq, kompania amerikane „Park Place Energy” shpalli se ka nënshkruar marrëveshje për studimin e naftës dhe gazit natyror në Bullgari në rajonin e fshatit Vranino. Leja për studim përfshin 397 kilometra katrorë të pjesës verilindore të vendit. Po të gjendet gaz, do të merret licencim për eksploatim në vazhdim të 35 vjetëve. Ngadalë por në mënyrë këmbëngulëse përpjekjet për kërkimin e furnizimeve të ndryshme me gaz po vazhdojnë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II

Sofja është mikpritëse e "Procesit Akaba" me fokus sigurinë në Ballkan

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..

botuar më 25-04-04 4.29.MD
Rosen Zheljazkov

Qeveria mbetet intolerante ndaj korrupsionit

Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..

botuar më 25-04-04 11.14.PD
Rosen Zheljazkov

Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit nuk kaloi siç pritej

Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..

botuar më 25-04-03 3.21.MD