Debati për legalizimin e kanabisit po zhvillohet tashmë pesë vjet në shumë vende. Kanabisi përdoret si ilaç për mjekimin e shumë sëmundjeve në Holandë, Itali, Portugali, Belgjikë, Izrael, Kanada, në disa shtete amerikane. Gjatë vitit të kaluar marihuana mjekësore filloi t’u shitet në farmacitë e Çekisë pacientëve, që vuajnë nga kanceri, sëmundja e Parkinsonit, skleroza komplekse dhe psoriaza. Rumania u bë shteti i dhjetë në BE, i cili legalizoi përdorimin e produkteve prej marihuanës për qëllime mjekësore. Mirëpo te ne ende nuk bëhet dallim midis përdorimit të marihuanës për qëllime mjekësore dhe pirjes së lirë të marihuanës.
Kjo u bë shkak për organizimin e seminarit të parë në Bullgari kushtuar liberalizimit të regjimit të prodhimit dhe përdorimit të kanabisit – “Ko?nop: Le të flasim për marihuanën”. Një prej lektorëve ishte biologu doktor Julian Karaxhov: “Ligjërata juaj e ka titullin “Problemi i një problemi të sajuar”. A mund të na tregoni shkurtimisht për se bëhet fjalë?
“Thënë shkurtimisht, problemi vërtetë është sajuar. Ekziston një mendim i gabuar se dekadat, gjatë të cilave konopi industrial hasej me probleme lidhur me rritjen dhe përdorimin e tij, kanë rezultat i ndalimit të marihuanës. Në fakt situata është krejt e ndryshme. Marihuana u shpall narkotik i tmerrshëm pa u marrë parasysh të dhënat shkencore në atë kohë, që të ndalohet konopi industrial. Ja për shembull, një lajm i mirë është se Shërbimi për Luftimin e Narkotikëve i SHBA-së i ka drejtuar lutje Komisionit Federal të Ushqimeve dhe Ilaçeve për t’u rishqyrtuar statusi i marihuanës.”
Shumë vite me radhë marihuana ka qenë legale, aftësitë e saj mjekësore janë përshkruar që para erës së re. Ligji i parë amerikan për marihuanën hyri në fuqi në Xhejmstaun Virxhinia gjatë vitit 1619. Ky ishte një ligj, i cili u urdhëronte të gjithë fermerëve për të rritur konop indian. Gjatë shekullit të XVIII-të dhe të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të kjo kulturë rritej me sasi të mëdha kudo – që nga SHBA-ja e gjer te Bullgaria, kurse tinktura e saj shitej kudo në farmaci.
Në fillim të vitit 2014 tema shkaktoi shumë reagime të fuqishme te ne për shkak të Kodit të ri Penal, sipas të cilit marihuana ishte barazuar me të gjithë narkotikët e tjerë. Çdonjëri, i cili dispononte madje një cigare marihuanë, ishte kërcënuar me burgim nga 1 deri më 6 vjet. Mirëpo kjo ndodhi në një moment, kur në Evropë u liberalizua shitja e këtij narkotiku me qëllime mjekësore. Në fillim të këtij viti Komisioni Evropian miratoi një iniciativë mbarëevropiane civile për legalizimin e marihuanës “Weed like to talks”. Këto iniciativa përbëjnë ftesa ndaj Komisionit Evropian për të ofruar legjislacion për ndonjë problem. Ato duhet të përkrahen nga të paktën një milion shtetas të BE-së nga minimum 7 shtete anëtare. Mbi temën e “legalizimit” kërkuam mendimin e avokatit Kalin Angellov:
A duhet të reglamentohet prodhimi dhe konsumimi i marihuanës për qëllime mjekësore dhe si mund të bëhet kjo sipas ligjit bullgar?
“Përgjigja është po – duhet. Dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit. Aktualisht nuk ka mënyra juridike, të cilat ta lejojnë përdorimin e marihuanës për shkaqe mjekësore.”
Me cilin partneritet duhet të bëhet kjo?
“Me siguri me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Idetë për ndryshim duhet të vijnë kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë.”
Sot gjithnjë e më shumë shtete bëjnë dallim midis frikës nga narkomania, nga njëra anë, dhe dobive mjekësore të marihuanës, nga ana tjetër. Seminari “Ko?nop: Le të flasim për marihuanën”, i cili u zhvillua këtë weekend në Sofje, vuri fillimin e debatit mbi këtë temë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..