Parlamenti i porsazgjedhur Evropian mblidhet në sesionin e tij themelues në Strasburg. 17 deputetë bullgarë marrin pjesë në grupet parlamentare të Partisë Popullore Evropiane, të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, të Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë. Vendimi i tij i parë ishte për zgjedhjen e kryetarit të PE-së. Martin Shultz u zgjodh për një mandat të dytë në krye të Parlamentit Evropian.
“Në të vërtetë ky Parlament ka për të zgjidhur detyra kryesore – deklaroi politologu dr. Ivan Naçev. – E para është lidhur me zgjedhjen e një Komisioni të ri Evropian dhe prandaj është me rëndësi nëse do të jepet shenjë kuptimi, ose e kundërta, gjë që mund të përdoret nga skeptikët evropianë dhe nacionalistët, që marrin pjesë në Parlament. Ky Parlament ka për të zgjidhur edhe probleme të lidhura me buxhetin e BE-së, si dhe me një zgjerim eventual të Bashkimit. Për këtë shkak derisa të shpërndahen postet dhe stabilizohet Komisioni Evropian do të ketë më shumë prova për pajtim, sesa kemi vëzhguar në parlamentet e mëparshme.”
“Mendimi im personal është se ndryshimet më interesante do të vijnë jo nga përbërja e re, por nga sjellja e ndryshme e këtij Parlamenti Evropian – tha politologu Vladimir Shopov. – Së pari, Parlamenti konsiderohet si një lojtar më i fortë në tërë sistemin e politikës evropiane dhe zgjedhja e ardhshme e Junkerit për kryetar të Komisionit Evropian është ilustrimi më i mirë i këtij procesi. Në vend të dytë kemi deputetë dhe parti evropiane, të cilat janë më të prirë për ta kritikuar Komisionin Evropian dhe iniciativën e tij legjislative. Supozoj se do të bëhemi dëshmitarë të shumë iniciativave legjislative të refuzuara nga ana e Parlamentit.”
Në mes të muajit korrik Parlamenti Evropian do të votojë nominimin e liderëve të vendeve anëtare të BE-së për postin e kryetarit të Komisionit Evropian, rrjedhim i rregullave të reja të Kontratës së Lisbonës. Zhan Klod Junker është vendimi i Këshillit të BE-së, vendim ky që u mor me një shumicë të kualifikuar. Votat “kundër” ishin të Britanisë së Madhe dhe Hungarisë. Zhan Klod Junker ishte pothuaj 20 vjet kryeministër i Luksemburgut. Tetë vjet ai ishte kryetar i Grupit Evropian në një kohë, kur valuta e përbashkët evropiane dhe tërë BE-ja përjetuan krizën e tyre më të rëndë. Ndoshta nuk ka politikan tjetër, i cili ta njohë kaq mirë politikën evropiane. Ky nominim është i mirë për Bullgarinë, sepse Junker ka një qëndrim pozitiv për vendin tonë. Ai gjithmonë e ka përkrahur aderimin tonë në BE, që gjatë vitit 1990. Pikërisht gjatë kryesisë së Luksemburgut, kur ai ishte kryeministër, u nënshkrua marrëveshja jonë e aderimit, jo pa pjesëmarrjen e Junkerit. E morëm përkrahjen e tij edhe kur Bullgaria ishte afër mekanizmit të përgatitjes për Eurozonën. Ai na përkrahte edhe sa i përket Shengenit. Kështu qe Bullgaria mund të presë një sjellje mirëdashëse nga ana e kryetarit të ardhshëm të Komisionit Evropian.
“Sipas meje, Junkeri do të ketë një qëndrim pozitiv dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme – deklaroi Vladimir Shopov. – Ai mund të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, të paktën për mendimin tim, në rast një ndryshimi të detyrueshëm në kursin politik të Bullgarisë në drejtim të aderimit me prioritet në Eurozonë. Atje roli i Komisionit Evropian është mjaftë i madh, sepse ka një sërë kriteresh. Ne i zbatojmë shumicën e tyre, por jo të gjitha. Ai mund të jetë shumë i dobishëm për ne, sepse për Junkerin euroja është një projekt i pakthyeshëm.”
“Në qoftë se e zgjedhin, ai mund të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë bullgare – komentoi doktor Ivan Naçev. – Komisioni Evropian ka mjaftë resurse dhe instrumente në administrimin e mjeteve, të drejtuara ndaj vendeve anëtare. Gjatë provës për t’u krijuar në Bullgari krizë financiare, së pari reagoi Komisioni Evropian dhe menjëherë i lejoi autoritetet bullgare për t’i përkrahur financiarisht bankat e vendit. Jo sepse ato kishin nevojë për ndihmë, por sepse është me rëndësi që në një situatë të tillë absolutisht të gjitha institucionet ta përkrahin sistemin bankar si të Bullgarisë, ashtu të të gjitha shteteve nga BE-ja. Integrimi bankar, të cilin disa shtete e quajnë bashkim bankar, është i rëndësishëm, sepse vetëm në sistemin e shteteve nga Eurozona ka mbi 5000 banka. Ato janë lidhur me shtete të tjera jashtë zonës. Ne ende nuk jemi në të, por kjo do të thotë një shkallë më të lartë stabiliteti, do të thotë transparencë dhe siguri, të cilat na jep integrimi. Po presim nga kryetari i ardhshëm i komisionit më shumë kujdes për shtetasit evropianë, sepse politika konservatore, që zhvillohej nga komisioni i kaluar i Barozus nuk çoi në këto rezultate, drejt të cilave të gjithë ishim orientuar.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..