Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi dhe eksporti i tekstilit po ringjallen

БНР Новини
Foto: arkiv

Sipas të dhënëve të Institutit Kombëtar Statistikor dhe Eurostatit sektori për prodhim të tekstilit dhe veshjes shënon rritje të eksportit gjatë vitit 2013. Për vitin e kaluar ai arriti 1.8 miliard euro dhe është më i larti deri tani nga viti 2007 e këtej. Rritja e eksportit në krahasim me vitin 2012 është 7 %. Nga 1,8 miliard euro pjesa e tekstilit arrin në 328 milionë ose 18% nga eksporti i përgjithshëm.

“Vendi ynë është më i fortë në prodhimin dhe eksportin e veshjes – tha në intervistë për Radio Bullgarinë kryetarja e Asociacionit Bullgar të Prodhuesve dhe të Eksportuesve të Veshjes dhe Tekstilit, Radina Bankova. – Eksporti i tekstilit dhe veshjes aktualisht po përjeton një lulëzim të ri dhe po i afrohet nivelit t ë viteve të forta para krizës. Vendet evropiane janë tregjet tona tradicionale. Jemi të lumtur se ka rivendosje të konsiderueshme të interesit të këtyre vendeve, sepse vetëm deri para 2-3 viteve një pjesë e madhe e klientëve tanë punonin kryesisht në Lindjen e largët. Shumë firma po kthehen në Bullgari, për shkak të gjendjes gjeografike, marrëdhënieve të vjetra të mira dhe mundësive teknologjike të ndërmarrjeve. Interes më të madh ka në Gjermani, Itali, Francë, Greqi dhe Spanja. Konsumi i brendshëm është relativisht i ulët.”

Sipas Radina Bankovës eksporti i tekstilit dhe veshjes është 18 % nga eksporti i përgjithshëm i vendit, që është një pjesë e konsiderueshme. Në krye janë produktet e naftës dhe turizmit, por edhe kjo degë është një prej më të mëdhenjve në vend. Si u reflektua kriza botërore në këtë sektor?

“Gjatë vitit 2010 kishte rënie serioze të porosive, për shkak të financimit të programeve prodhuese afatgjata. Për gëzimin tonë sektori i tekstilit është i orientuar plotësisht te eksporti, mendojmë se edhe kriza e tanishme nuk do të ndikojë mbi kapacitetet prodhuese, sepse ne në praktikë nuk jemi të lidhur me tregun e brendshëm.” Sipas Radina Bankovës zhvillimi i mirë i sektorit është rezultat i rivendosjes së tregjeve evropiane kërkimit të kapaciteteve në Evropën Juglindore dhe tërheqjes nga Lindja e largët dhe posaçërisht nga Kina ku ka rritje të çmimit të punës dhe të artikujve dhe të krizës politike në vendet e Afrikës. Kjo shkaktoi tërheqje të investitorëve evropianë nga këto vende. “Për ne kjo do të thotë kthim të klientëve te Bullgaria. Aktualisht dega jonë punon me të gjitha kapacitetet. Problemi kryesor tek ne është mungesa e krahut të punës.”

Një problem tjetër është baza e vjetër normative për sa i përket legjislacionit të punës dhe kërkesave bashkëkohore ndaj arsimit profesional. Krahas kësaj me krizën politike që po vazhdon më shumë se një viti, projekte të ndryshme në kuadrin e programeve evropiane për efektivitet energjetik dhe modernizim teknologjik nuk funksionojnë dhe nuk dihet kur do të fillojnë. “Jam e bindur se dega jonë do të ketë dy vite me mundësi zero për aplikim në programe evropiane”, thotë Radina Bankova.

Çfarë është e ardhmja e sektorit të tekstilit dhe të veshjeve?

“Ne varemi jashtëzakonisht shumë nga zhvillimi i mjedisit politik dhe ekonomik në BE. Me rëndësi është deri sa atje do të ketë vizion serioz si do të zhvillohen degat dhe cilët prej tyre do të mbeten në Evropë. Shpresa jonë është se Komisioni Evropian do të ketë vizion se në Evropën Juglindore duhet të mbeten prodhimet, që kanë tradita dhe mundësi teknologjike. Për gëzimin tonë tekstili dhe veshjet janë në mesin e tyre.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD