Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Koleva dhe “Sezoni i pestë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal


“Sezoni i pestë” është një kuartet xhaz, që u krijua nga pianisti Pllamen Karadonev. Në të bëjnë pjesë edhe bashkëshortja e tij – këngëtarja Elena Koleva dhe kolegët e tyre amerikan Greg Lofman – bas kitarë dhe Ostin MakMahon. Para disa muajish muzikantët prezantuan albumin e tyre të parë të përbashkët “Jashtë shpresës”. Premiera ishte në Boston të ShBA-së, ku ata bashkatdhetarë tanë jetojnë prej vitesh. Pas prezantimit në Sofje, muzikantët kanë ndërmend të japin koncerte në Pllovdiv, Sozopoll, Varnë dhe Bansko.

Për albumin Elena Koleva tregon: “E nisëm punën mbi pjesët e albumit para tre vitesh. Muzikantët janë miq tanë, të cilët gjithnjë na kanë përkrahur. Ata u përfshin edhe në albumin e parë të bashkëshortit time, që doli në ShBA-në në vitin 2007. Krahas kësaj ftuam edhe disa muzikantë të tjerë. Njeri prej tyre është saksofonisti i njohur xhaz Xheri Bergonzi – profesor në Konservatorin Nju Ingland. Sifej Uejn është një violonçeliste në zë, e cila kohët e fundit ka projekte me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti”. Historia e bashkëpunimit tonë ka të bëjë me atentatin në Boston gjatë maratonës në vitin 2013. Atëherë qyteti u bllokua, ndërsa ne ishim jashtë tij dhe nuk kishim mundësi të kthehemi në shtëpi. Sifej bashkë me violinistin Daniell Tringov kishin shtëpi afër rajonit ku ishim dhe në vazhdim të tri ditëve qëndruam mysafirë të tyre. Pllameni i bëri një aranzhim pjesës “Night sun in Blois” nga Mishell Petruçani dhe ata e incizuan menjëherë.”

Pjesë nga premiera e albumit në Boston

Përveç këngëtare xhaz Elena është edhe pedagoge e këndimit. Ndërsa Pllameni është pianist, fizarmonicist, kompozitor, përpunues i muzikës edhe drejtor muzikor i një kishe të madhe afro-amerikane. Aty organizon koncerte xhaz dhe përgatit programe të ndryshe. Ai gjithashtu është pedagog, por nuk ka shumë nxënës. Për jetën e tyre Elena tregon: “Kemi shumë pjesëmarrje në klube të ShBA-së. Pllameni punon me formacione të ndryshme. Personalisht unë bëj pjesë vetëm në grupin “Sezoni i Pestë”. Kam shumë nxënës dhe përpiqem t’i kushtojë më shumë kohë të bijës së vogël. Bija e madhe mbaron një kolegj. Në fakt dy fëmijët tanë gjithashtu këndojnë në album. Pllameni krijoi një këngë fëmijësh, që të prezantojë të bijën më të vogël Simona në kishë. Pas kësaj vendosëm, se do të ishte mirë, që të dy vajzat ta incizojnë këtë këngë. Të gjitha këngët në album kanë historinë e tyre. Për shembull “Night Sun in Blois” të Petruçianit, nuk ka incizim tjetër. Pllameni e mbante mend temën nga një klasë es mjeshtërve, në të cilën autori e interpretoi. Më vonë bëri përpjekje të gjejë incizime ose nota, por pa sukses. Ndërsa Petruçiani ishte i ndjerë. Atëherë ai bëri një përpunim të vet. Kemi këngë mbi tema klasike të kompozitorëve Çajkovski, Debjusi. Interpretojmë një kompozim të Djuk Elingtënit. Pllameni e kompozoi këngën “For Miles”, tekstin e së cilës i krijuam bashkë. Ajo i kushtohet muzikantit të madh xhaz Majills Dejvis. Shfrytëzojmë një lojë të fjalëve, për shkak të titullit anglez që tingëllon edhe si katër milja. Përsa i përket emrit të kuartetit, e zgjodhëm, sepse pasqyron qëndrimin tonë jo të zakonshëm ndaj muzikës, e cila mbledh ëndrrat, emocionet dhe vegimet tona.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD