Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Mutafov dhe deti – një dashuri e përbashkët

БНР Новини

Deri më 12 shtator në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje prezantohet ekspozita e madhe e piktorit të njohur bullgar Aleksandër Mutafov – vitet 1879 – 1957. Deti si një krijesë e gjallë – e qetë dhe e stuhishme, si një burim i emocioneve për të gjithë ata, që janë të mahnitur nga bukuria e tij. Dekada me radhë piktori me krijimtarinë e tij përulet para forcës dhe bukurisë së tij. Ai lindi vetëm një vit pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane dhe kishte fatin të jetojë dhe të zhvillohet në një periudhë të stuhishme, por tepër të frytshme për Bullgarinë. Ai e kishte fatin të ndjekë studimet në shkolla të mëdha evropiane si Akademia “Albertina” në Torino dhe Akademia e Mënikut. Krahas kësaj kishte mundësi të zhvillohet si piktor dhe të eksperimentojë...

“Ai kaloi përmes rrymave të ndryshme – nga pasionet e simbolizmit në moshën rinore, gjë pas së cilës nën ndikimin e mikut të tij të afërt, piktorit Nikolla Petrov, u orientua te impresionizmi – tregon për Radio Bullgarinë kritikja e artit figurativ Doroteja Sokollova. – Të dy ata i ndikuan njeri tjetrit, larmuan teknikat dhe subjektet. Veprat e Mutafovit nga kjo periudhë janë tepër lirike dhe të bukura. Megjithëqë nuk janë të ruajtura aq mirë, ato janë të prezantuara në këtë ekspozitë. Mirëpo, luftërat e ndërpriten këtë periudhë ndriçuese dhe diellore – në Luftën e Parë Ballanike (vitet 1912 – 1913) ai ishte vullnetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore u mobilizua si piktor ushtarak.”

Që nga koha e konfliktit botëror ruhen qindra akuarele dhe vizatime të tij. Në këtë ekspozitë mund të shihen edhe vepra nga kjo periudhë e krijimtarisë së Mutafovit.

“Pas kësaj periudhe ai ia kushtoi krijimtarinë fund e krye peizazhit detardhe kështu u bë piktori më i madh bullgar, që rikrijonte detin në veprat e tij – tregon zonja Doroteja Sokollova. – Dhe siç thekson kritiku i njohur i artit Nikolla Mavrodinov, ai u bë i ati i të gjithë piktorëve bullgarë të peizazhit detar. Në fillim të viteve 20-të Mutafovi kishte një koncepte të qartë për tipin e peizazhit detar, që do të pikturonte dhe do të zhvillonte.  Pas kësaj ai nisi të punojë vetëm në këtë drejtim krijues.”

Piktori e dashuroi lagjen e vjetër të qytetit bregdetar Sozopoll. Dhe pikërisht ai e zbuloi bukurinë e saj për artin. Pa u ndërprerë pikturonte peshkatarët, shtëpitë e vjetra, rikrijonte romantikën e këtij qyteti bregdetar. E gjithë kjo do të provokonte interesin e një sërë piktorësh pas tij. Mutafovi ka peizazhe edhe nga kënde të tjera bregdetare si Gallata, kepi Emine e kështu me radhë. Mirëpo, imagjinata e tij ishte e preokupuar nga Sozopolli: shkëmbinjtë, detin, dallgët, peshkatarët... Në vitin 1937 ai arriti të ndërtojë një shtëpi në këtë qytet, e cila sot është muze. Në të ishte atelieja e tij, e cila mund të shihet nga adhuruesit e krijimtarisë së tij.

СнимкаCili është vendi i piktorit Aleksandër Mutafov në artin figurativ botëror i kushtuar detit?

“Është i mëvetësishëm vendi i tij – thekson zonja Sokollova. – Ka disa anketa me Mutafovin. Pyetjes kush ishte mësuesi i tij dhe çfarë ndikoi mbi krijimtarinë e tij ai përgjigjej: asnjeri dhe asgjë. Në të vërtetë ka ndonjë farë lidhje me mjeshtrin rus Ajvazovski, por në fakt ai zbuloi veprat e tij shumë vonë. Mutafovi ishte diplomantë italian dhe gjerman. Ai nuk kishte kontakte me këtë krijues rus. Kjo ndodhi në vitet 50-të të shekullit XX. Krahas kësaj Mutafovi nuk është një piktor akademik, megjithëqë veprat e vonshme caktohen si realizëm. Ai në të vërtetë nuk është autor, i cili pasionohet nga moda dhe efektet e saj.”

Mutafovi shfaqte interes edhe ndaj abstraksionizmit – në vitet 30-të të shekullit të kaluar, por i mbeti besnik dashurisë ndaj Detit të Zi. Ai ishte edhe njeri prej adhuruesve të idesë të mbrojmë detin tonë. Nuk ishte e rastit, se ishte anëtar i Marrëveshjes Kombëtare Detare Bullgare, që u krijua nga oficerët detarë në vitin 1920. Qëllimi i kësaj organizate ishte të popullarizojë pasurinë ujore të Bullgarisë dhe detin në emër të prosperitetit kombëtar. Piktori ilustroi të gjitha botimet e saj.

Në ekspozitë prezantohen afro 200 vepra të piktorit Aleksandër Mutafov. Mungon vetëm “Varka blu” një tablo e njohur, me të cilën u bë mbajtës i medaljes së Ekspozitës Botërore në Paris në vitin 1937. Doroteja Sokollova di se ajo është pjesë e një koleksioni privat, por nuk di i kujt është dhe prandaj vazhdon ta kërkojë. Përsa i përket rëndësisë së piktorit për artin bullgar ajo thekson:

“Ai është një autor tepër i vlefshëm, por siç thoshte vet ai: unë jam një piktor i zakonshëm i cili rikrijon detin. Ai qëndronte mbi çdo kotësi jetike. Ai në të vërtetë është një piktor të madh dhe të mrekullueshëm, me ndjenje të thella, që rikrijon në tablotë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD