“Reklamojini mrekullitë që i keni. Bota duhet t’i shohë, duhet të dëgjojë për to”. Për këtë apeloi shkrimtarja britanike dhe aventuriere e madhe Serena Fas gjatë vizitës së saj në kryeqytetin tonë bregdetar Varna. Autorja mbërriti në qytet, që ta shohë arin më të vjetër të punuar në botë, që është ekspozuar në Muzeun Historik dhe që të paraqesë librin e saj të ri “Kryqi”. Kopje të librit kanë presidenti i SHBA-së Barak Obama, mbretëresha britanike Elizabet II dhe Dalaj Lama. Nëpërmjet librit liderët botërorë janë njohur me disa prej monumenteve më të njohura bullgare - Manastiri i Rillës dhe tempulli “Lindja e Jezu Krishtit” në fshatin Shipka.
Lektorja, fotografja dhe autorja e memoareve Serena Fas organizon dhe udhëheq udhëtime në mbarë botën që nga viti 1970. Specialiteti i saj është lidhur me studime të kishës së Krishterimit të hershëm në Mesdhe dhe të botës islamike nga Turqia e gjer tek India. Në vazhdim të 40 ditëve shkrimtarja e njohur udhëtonte në botë dhe grumbullonte imazhe të ndryshme të kryqeve. Në librin e saj të ri, të cilin ajo e paraqiti para publikut bullgar, janë përfshirë 400 imazhe të kryqeve ortodokse dhe katolike nga epoka dhe shtete të ndryshme. Libri përfshin dhe kryqe unikalenga dy prej tempujve tanë më të njohur. Njëri prej tyre – tempulli “Lindja e Jezu Krishtit” është ndërtuar në stilin e kishave ruse nga shekulli i XVII-të për nder të ushtarëve rusë, të vrarë gjatë Luftës Ruso-Turke /1877-1878/. Tempulli është një kryevepër e vërtetë arkitekturore. Ai disponon një kupolë qendrore dhe katër tambure dhe kryqe të praruara. Në libër janë paraqitur dhe imazhe të kryqeve të Manastirit të Rillës, të themeluar në shekullin e dhjetë dhe të përfshirë në listën e UNESKO-s, si dhe fotografi të kurorave të zbukuruara me simbolin e krishterë, të porositura nga mbreti bullgar Boris III dhe mbretëresha Joanna Savojska.
Para se të mbërrijë në Varna Serena Fas vizitoi varrezën trake në fshatin Aleksandrovo, që të grumbullojë material për librin e saj të ardhshëm “Tri magjistaret”. Britanikja, e cila shumë vite me radhë është marrë edhe me biznes turistik, është kategorike se me monumentet dhe manastiret e saj unikale historike Bullgaria mund të bëhet një qendër botërore e turizmit fetar, turizëm ky që është shumë i përhapur ndër evropianët më të pasur. Serena Fasit i është bërë një përshtypje shumë të madhe qyteti ynë bregdetar dhe po përkrah kandidaturën e tij për Kryeqytet Evropian të Kulturës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë..