Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do ta mbrojmë domaten bullgare?

БНР Новини
Foto: BGNES

Domatet, prodhim polak, të kthyer nga tregu rus dëbuan nga tregu ynë domatet bullgare. Ato domate – shija dhe aroma e mrekullueshme e të cilave mbajmë mend nga kopshti i gjyshes sonë dhe të cilat ishin emblema e eksportit bujqësor bullgar gjatë shekullit të kaluar.

Një indinjatë pushtoi rrjetet sociale. “Do të përsërisë edhe një herë” – shkruan me humor të hidhur një grua e re në internet: “20 gusht, kulmi i stinës së domateve, ndërsa ne importojmë domate nga Polonia!” Diçka që nuk mund të mendohej para 15-20 vjetëve. Jo se nuk jemi mësuar tashme me absurdin, se Bullgaria, kopshtarët e së cilës i mësonin në zanat vendet nga Evropa Qendrore, sot importon 85% prej frutave dhe perimeve për tregun e vet. Në këtë rast i jepet një goditje simbolit të bujqësisë bullgare – domates vendase. “Nuk na mjaftojnë reshjet dhe breshëri gjatë këtij viti, por tani dhe këto importe” – ankohen fermerët dhe kërcënojnë se vitin tjetër domate vendase nuk do të ketë.

Si u arrit në këtë situatë?

“Ne jo vetëm se humbëm tregun rus, por jemi në rrugë që të humbasim dhe tregun bullgar – alarmon Sllavi Trifonovi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Kopshtarëve. – Ne jemi më të prekur, sepse marrin subvencionet më të ulëta për fruta dhe perime në BE. Si të jemi konkurrues? Konkretisht për domatet vuajmë nga një vendim jo i menduar mire. Bullgaria nuk ka arritur marrëveshje me BE për subvencione suplementare për domatet dhe pjeshkat, të destinuar për përpunim, siç e ka bërë Polonia dhe vendet e tjera. Në mungesë të kontrollit në treg, këto domate të subvencionuara filluan t’i mbushin tregjet tona për fruta dhe perime të freskëta.”

E njëjta është situata edhe me Greqinë, ankohet fermeri:

“Tregtarët tanë shkojnë me furgona atje ku blejnë domate për përpunim, prodhuesi grek merr subvencionin dhe në vend që të dërgojë prodhimin e vet në fabrikat e konservimit i derdh në tregun për fruta dhe perime të freskëta. Por në vendin tonë nuk ka kontroll. Unë në momentin kur shoh domatet nga Polonia kuptoj se ato janë të destinuara për përpunim.”

Kopshtarët bullgarë kërkojnë kompensime nga ana e KE për humbjet që do të pësojnë. Çështja do të diskutohet më 5 shtator të këtij viti në Bruksel nga ministrat e bujqësisë të 28 shteteve. Prodhuesit e frutave dhe perimeve ne vendin tonë insistojnë për një përkujdesje më të madhe nga ana e autoriteteve bullgare. Sektori i tyre ishte i mospërfillur gjatë periudhës së parë 7 vjeçare të mbështetjes për Bullgarinë nga ana e Politikës së përbashkët bujqësore. Këmbëngulin për ndërprerje të importit të parregullt në vendin tonë. Ai vjen nga dy drejtime. Njeri drejtim janë vendet e mëdha perëndimore bujqësore si Franca, Spanja, Holanda, Polonia, ndërsa tjetri – fqinjët tanë: Maqedonia, Greqia dhe Turqia.

“Gjithçka që importohet kalon në kategorinë “fruta dhe perime të freskëta”, por në fakt nuk janë të tilla – nënvizon zoti Trifonov. – Këto janë fruta dhe perime të trajtuara. A dëshirojmë ne që fëmijët bullgarë të konsumojnë produkte të tilla? Praktika në Francë, Spanjë, Itali është që frutat e freskëta të mos kalojnë distancë prej më shumë se 200 km. Atëherë ato konsiderohen të freskëta. Ndërsa Polonia ndodhet në 3 000 km larg nesh. Dhe askush nuk mund të ma bindë, se domatet nuk janë trajtuar që të mund të arrijnë në pamje të mirë pas udhëtimit të gjatë.”

A do ta mbrojmë domaten bullgare?

Në ndihmë të fermerëve të tyre shumë vende filluan fushata në mbrojtje të frutave dhe perimeve, prodhim vendas. Çfarë mund të bëjmë ne, fushate për blerjen e domateve bullgare ende nuk ka.

“Vitin tjetër nuk do të hamë perime dhe fruta bullgare, parashikon Sllavi Trifonov, që merret me rritjen e qershive. Në qoftë se embargoja do të vazhdojë, askush nuk do të merret me rritjen e perimeve. Do të mbeten vetëm ata qe e ushtrojnë si hobi.”

BE caktoi 125 mln euro për kompensimin e fermerëve, të cilët do të pësojnë humbje nga embargoja ruse. Ndihma u është drejtuar atyre, që do të tërheqin prodhimin e vet nga tregu dhe do t’u ofrojnë falas kopshteve të fëmijëve, spitaleve etj. Qëllimi përfundimtar është të parandalohet ulja drastike e çmimit të frutave dhe perimeve që janë prekur nga embargoja dhe të mbrohen të ardhurat e fermerëve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD