Pas konsultimeve të vazhdueshme, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Evropës afirmoi kandidaturat e kryeministrit të Polonisë Donalld Tusk kryetar të Këshillit të Evropës dhe të ministres së punëve të jashtme të Italisë Federika Mogerini përfaqësuese supreme të BE-së për politikën e jashtme. Për postin e dytë kandidate ishte edhe komsionaria e deritanishme bullgare Kristalina Georgieva. Siç pritej në zgjedhjen dominuan argumentet për bilanc midis forcave kryesore politike në udhëheqjen e BE-së. Tusk mori përkrahjen e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa Mogerini u përkrah nga Partia e Socialistëve Evropianë. Dhe në se Georgieva do të ishte e preferuar, atëherë Partia Popullore Evropiane do të fitonte një përparësi të papranueshme. Diskutimi për plotësimin e përbërjes së Komisionit Evropian vazhdon. Pala bullgare tashmë shprehu shpresë, se kandidatja e saj do të zërë ndonjë post të përgjegjshëm dhe të denjë në komisionin e ardhshëm. Zonja Kristalina Georgieva ka shanse serioze për këtë. Një mandat i ri në Komisionin Evropian pas mandatit të suksesshëm të parë si komisionarë e fatkeqësive, avarive dhe reagimeve në raste kritë, do të jetë një përparësi të madhe, sepse përvoja e grumbulluar do të ndihmojë në punën e saj të re. Dhe jo në vend të fundit, ajo është një profesioniste e njohur dhe e vërtetuar jo vetëm në Komisionin Evropian.
Kush është Kristalina Georgieva?
Kristalina Georgieva është ekonomiste, specialiste e çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Ishte zëvendës presidente e Bankës Botërore nga marsi i vitit 2008 deri në shkurtin e vitit 2010. Në fakt Georgieva punonte në këtë bankë që nga viti 1993 dhe zinte poste të ndryshme, para se të emërohej në këtë pozitë prestigjioze. Ishte kryeekonomiste e ambientit rrethues për Evropën, Azinë e Mesme dhe Afrikën Veriore, drejtoreshë e degës “Ambient rrethues” për rajonin e Azisë Lindore dhe të Paqësorit, drejtoreshë e operacioneve strategjike të nen presidencës së zhvillimit të qëndrueshëm. Që nga marsi i vitit 2008 si zëvendës president i Bankës Botërore ajo përgjigjej për lidhjet midis drejtorëve ekzekutivë dhe menaxhimit të institucionit.
Zonja Kristalina Georgieva u zgjodh komisionare evropiane nga Bullgaria dhe hyri në detyrë më 9 shkurt të vitit 2010. Gjatë tetorit të po këtij viti ajo u propozua për çmimin prestigjioz “Komisionar Evropian të Vitit” nga botimi i politikës Evrope “Jurëpiën Vojs” – pjesë e grupit mediatik të revistës britanike “Ekonomist”.
Kristalina Georgieva lindi më 13 gusht të vitit 1953 në Sofje. Mbaroi Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në kryeqytetin bullgar. Pas kësaj bëri specializime në Institutin Teknologjik të Masaçuzetit dhe në London School of economics. Ka mbajtur leksione në një sërë universitetesh në mbarë botën. Në vitin 1986 mbrojti disertacionin e doktoratës me temë “Politikat ekologjike dhe rritja ekonomike e ShBA-së”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..