Pas disa ditësh do të merret vendimi për përmasën e pagës minimale në Bullgari. Dhe derisa pragu i saj aplikohet nga qeveria dhe nuk është objekt bisedimesh, të ardhurat minimale të sigurimit caktohen pas një sërë ofertash dhe debatesh midis organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave. Mirëpo, sivjet arritja e konsensusit rreth pragjeve të sigurimit nuk ndodhi në afatin e caktuar dhe u shty me një muaj. Sipas specialistëve ka sektorë të ekonomisë, ku punëdhënësit nuk duan të arrijnë konsensus qëllimisht. Synimi i tyre është që pragjet të mbeten pa ndryshim dhe shpenzimet e tyre për pagimin e punës të mos rriten.
Ministri teknik i punës Jordan Hristoskov madje paralajmëroi se do të ketë rritje administrative të të ardhurave minimale të sigurimit në këta sektorë, ku nuk është arritur marrëveshje. Sistemi i caktimit të pragjeve të sigurimit nuk është ideal, por pasi është i domosdoshëm, ai duhet të përmirësohet – bëri të ditur Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari. Ai duhet të konstatojë dallimet dhe të marrë parasysh mundësitë e ndryshme të firmave dhe të ndërmarrjeve. Organizata e Biznesit mendon se pragjet e tanishme, të cilat u aplikuan para dhjetë vitesh, tashmë e kanë zbatuar qëllimin e tyre dhe pikërisht – të nxirren në pah punëtorët e emëruar në punë pa kontrata zyrtare. Në kushtet e reja të stagnacionit ekonomik dhe të dallimeve drastike të pagave në regjionet dhe sektorët e veçantë, pragjet e caktuara minimale të sigurimit tashmë shkaktojnë probleme. Punëtorët ofrojnë miratimin e standardeve për regjionet me të ardhura mesatare, për regjionet me të ardhura më të larta të ketë një rritje prej 10 për qind, ndërsa për rajonet me të ardhura të ulëta të ketë ulje me të njëjtën përqindje. Një formulë e tillë e diversifikimit mund të aplikohet edhe në caktimin e pagës minimale, vënë në dukje ekspertët.
Sipas biznesit të ardhurat minimale të sigurimit duhet të jenë lidhur me prodhueshmërinë e punës, që të ketë derdhje të rregullta mjetesh dhe stabilitet në fondet sociale, siç është qëllimi i sistemit shtetëror të sigurimit. Asociacioni i Kapitalit Industrial ka llogaritur se po të miratohen ofertat e tyre, atëherë për vitin 2015 do të ketë rritje të pragjeve të sigurimit nga 0.55 për qind deri më 3.6 për qind, në varësi të regjioneve dhe veprimtarisë së firmave. “Kushtet e biznesit në Bullgari mbeten të pafavorshme – ka rritje të ulët ekonomike nga rreth gjysmë-një për qind në vit, një papunësi shumë të lartë – 11-12 për qind dhe ka paga nën pragjet minimale të sigurimit”, shpjegon prof. Stefan Petranov, ekspert në projektin për kufizimin e ekonomisë joformale pranë Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari.
“Para punëdhënësve dhe punëtorëve tani mund të shtrohet kjo çështje: ne jemi në kushte, në të cilat ekonomia është në stagnacion, pra tregu ynë nuk zgjerohet, por madje kufizohet – është i mendimit prof. Petranov. – Për disa ndërmarrje ky nuk është problem, sepse kanë pozita të mira në treg, por firmat e vogla në regjionet, ku ekonomia nuk është zhvilluar mirë dhe aktiviteti ekonomik është më i ulët, ndeshen me vështirësi të mëdha. Një rritje e shpenzimeve të tyre, e cila nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të tyre dhe me zgjerimin e tregjeve, i vendos para dilemës t’i mbyllin dyert, ose të shkurtojnë vendet e punës, që t’u përgjigjen kërkesave për të ardhura më të larta sigurimi për ata që do të mbeten në punë. Ato do të duhet të përdorin praktika joformale. Sipas të dhënave të anketave në ndërmarrje këto praktika janë lidhur me uljen e punëtorëve nga një pozitë më e lartë në një pozitë më të ulët, që të kenë të ardhura më të ulëta sigurimi dhe kështu rritja e pragjeve të sigurimit të mos ndikojë shumë mbi firmat përkatëse. Në raste të tjera shkurtohet orari i punës. Kështu përsëri kursehen mjete, kurse orët e tjera të punuara paguhen jo zyrtarisht. Në 1/3-ën e regjioneve të Bullgarisë kjo aplikohen. Kështu vjen përfundimi ynë se çdo një rritje e të ardhurave minimale të sigurimit, e cila nuk është argumentuar ekonomikisht, mund të çojë në uljen e punësimit zyrtar dhe në rritjen e ekonomisë në hije në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë..