Origjinale dhe të ngjyrshme janë interpretimet e një grupi unikal me emrin BonBog “Tëpani i Gajdi” (“Daullet dhe Gajdet”). Gajdexhinjtë e tij janë: Grigor Llallov, Llazar Keremedçiev, Kostadin Kanev, Rosen Rosenov. Marrin pjesë gjithashtu këngëtarja popullore Valentina Dobreva, Horhe luan në didzheridu, kurse Petër Jordanov-Bëni i bie daulles.
Oftalmolog, kuzhinier, zjarrfikës... të ndryshme janë profesionet e pjesëmarrësve në grupin BonBog “Daullet dhe Gajdet”.
“Gajdexhinjtë interpretojnë melodi tradicionale, kurse ne i shtojmë – vazhdon Bëni. – Muzika jonë është deri diku alternative, sepse ka didzheridu dhe kahon – këto janë vegla, që nuk përdoren në folklorin bullgar. Mirëpo, nga ana tjetër interpretojmë këngët e stërgjysheve dhe të stërgjyshërve të gajdexhinjve tanë nga krahina e Rodopeve. Ky është burimi i ideve tona, prandaj meloditë e pushtojnë menjëherë shpirtin e njeriut.”
Një prej detyrave të BonBog “Daullet dhe Gajdet” është që t’i kthejë bullgarët drejt rrënjave të tyre. Prandaj për aktivitetet e tij, kryesisht gjatë verës, grupi zgjedh vende ndër natyrën – atje muzika e tij mund të ndihet më mirë. Të gjithë interpretojnë nga zemra dhe magjia lind.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..