Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në zi

БНР Новини
Foto: BTA

Sot në Bullgari është ditë e zisë kombëtare për kujtim të 15 viktimave nga shpërthimi i ndërmarrjes për prodhim të municioneve rreth fshatit Gorni Lom në Bullgarinë Veriperëndimore. Flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet shtetërore janë në gjysmë shtizë. Pjesa më e madhe e formacioneve politike njoftuan se do t’i anulojnë të gjitha aktivitetet publike, të planifikuar për ditën e sotme të fundit nga fushata parazgjedhore. Në lidhje me incidentin tragjik Patriku Neofit drejtoi një letër ngushëllimi të afërmit e të vrarëve.

Çfarë rastisi...

Nga të dhënat fillestare të hetuesve shpërthimi ishte në orën 16:58 më 1 tetor. Tmerri në Gorni Llom po vazhdon. Të gjithë punonjësit, të cilët kanë qenë në punë në dy nga repartet për utilizim në uzinën ushtarake “Mixhur” rreth fshatit, kanë vdekur në vend. 13 burra dhe 2 gra. Cvetan Antov, i cili është energjetik në uzinën rreth fshatit Gorni Lom tregon: “Ajo që pash, ishte e tmerrshme. Çdo gjë qe e shkatërruar, nuk kishte dyer, dritare, e vetmja të cilën bëra është të mbyll korrentin. Nuk më lanë të shkoj lart”. Ai shënoi se është punuar pa pushim nga 24 orë, në turne tetorëshe. Që të mund të marrin paratë, punonjësit duhet plotësuar normën për porosinë e shkatërrimit të minave greke kundra-këmbësorie. “Që të gjithë e dinim se është e rrezikshme, por secili kërkonte një copë bukë. Papunësia në këtë rajon është e madhe”.

Por a e dini se si është pagimi? Vetëm 240 leva (120 euro). Rrezikon jetën për një kothere buke.

Minat kanë qenë të sjella në repartet për përpunim vetëm një ditë përpara tragjedisë. Janë të sjella direkt nga Greqia me 7 maune. Fillimisht në njërin repart janë demontuar detonatorët e tyre, kurse pas kësaj në repartin e dytë janë prerë në torno dhe prej tyre është nxjerrë trotili. Sipas njerëzve nga Gorni Lom në ndërmarrjen rreth fshatit kanë punuar 50 veta. Tragjedia është fakt. E pyesim veten – një gabim njerëzor ose mosrespektim të ligjeve dhe të rregullave për punë?

Pjesa më e madhe nga viktimat janë njerëz të rinj në moshë midis 25 dhe 40 vjeç. Dhimbja njerëzore është e madhe. Një ekip prej psikologëve profesionalë, vullnetarë pranë Kryqit të Kuq Bullgar, gjendet menjëherë në vendin e tragjedisë, që të mund të ndihmojë familjet e nxira.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD