Vasko Krëpkata me grupin e tij “Poduene Blus Bend” u shndërrua në një emblemë të shpirtit të lirë dhe të ndryshimeve politike në Bullgari në vitin 1989. Ai ishte i pari, i cili përshkroi fundin e një epoke në këngët e tij si “Komunizmi po ik”, “Le të jetë dritë” e të tjerë. Që atëherë shumë gjëra u ndryshuan, të tjerë mbetën të tillë siç ishin, ndërsa muzikanti blus vazhdon të rikujtojë në këngët e tij, se nuk ka asgjë më e vlefshme se sa liria e shpirtit. Kështu 25 vite kaluan në kërkimin e rrugës më të mirë dhe të së vërtetës. Formacioni do të shënojë përvjetorin çerekshekullor të themelimit me një album të ri dhe me një turne evropiane nën moton “25 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, 25 vjet Bullgaria e Lirë, 25 vjet “Poduene Blus Bend”.
“Jam krenar, se punoj aq shumë kohë me muzikantë të tillë – tregon për Radio Bullgarinë, Vasko Krëpkata. – Gjatë kësaj periudhe vërtetuam, se bëjmë një muzikë të mirë, të cilën njerëzit e pëlqejnë. Tani dëshiroj të shikoj çfarë do të ndodhë gjatë 25 viteve të ardhshme. Aktualisht merrem me dy gjëra: akoma po kërkoj ndonjë vend të përshtatshëm për një koncert të madh në Sofje. Në fillim mendova, që të shfrytëzojmë stacionin Poduene, por doli, se atje hapësira është e vogël. Dëshira ime, është që koncerti të jetë në ndonjë vend më origjinal, se sa sallat tradicionale. Prioriteti tjetër im tani është turneja e ardhshme evropiane, që fillon me një koncert në Bruksel. Me grupin “Poduene Blus Bend” kemi dhënë koncerte atje jo një herë, por zakonisht në lokale, ku grumbullohen bullgarë. Kemi mundësi, që për herë të parë të japin një koncert në sallën e Parlamentit Evropian më 6 tetor.”
Me rastin e përvjetorit të 25-të Vasko Krëpkata bashkë me muzikantët e tjerë të formacionit përgatitin dhe një album. Tashmë u incizuan tetë këngë për të:
“Kemi një këngë për fëmijët e qytetit, kemi tituj interesant si për shembull “Roku i drunjtë” dhe “Plejbeku i plotë” – shton muzikanti. – Humori dhe ironia gjithnjë na shoqërojnë. Kompozimi, titullin e të cilin mban tërë albumi është “Rruga”. E krijova që verën e kaluar. Ftova miku im i ngushtë Xhoko Rosiçi i ndjerë të incizojë disa vargje për të. Është e çuditshme, por pas pjesëmarrjes së tij unë nuk mund të përfundoj këngën. Kështu që akoma punoj. Megjithatë kënga përfundon me shprehjen, se nëse nuk ka rrugë, atëherë ne do të hapim. Mendoj, se albumi do të jetë gati deri në fund të këtij viti.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..