Konsultimet e partisë së qendrës së djathtë GERB për formimin e qeverisë në Bullgari po vazhdojnë. Deri tani situata është kjo: GERB do të përpiqet t’ia sigurojë vetes përkrahjen parlamentare, por në fakt do të qeverisë me kabinet të pakicës, ku ministra do të kenë edhe partitë e tjera. Këto të fundit do të ndajnë përgjegjësitë vetëm përmes programit të nënshkruar, derisa pjesëmarrja e anëtarëve të kabinetit është opsionale. Kjo formulë është miratuar nga GERB-i, sepse siguron përkrahjen e qëndrueshme të formacioneve nënshkruese të programit, të cilat do të votojnë një apo më shumë vendime. Kështu partitë e vogla do të deklarojnë para shoqërisë, se nuk kanë marrë pjesë të drejtpërdrejtë në qeveri dhe kanë përkrahur vetëm vendime me prioritet kombëtar.
“Marrëveshja programore” do të garantojë përkrahjen e GERB-it nga partia e majtë ABV (Alternativa e Rilindjes Bullgare) pavarësisht faktit se me këtë të fundit “Blloku i Reformatorëve” nuk do të bëjë koalicion. Po ashtu “marrëveshja programore” do të stopojë kundërshtimin midis partnerëve të Frontit Patriotik, ku VMRO-ja dëshiron të hyjë në qeveri, ndërsa Fronti Kombëtar i Shpëtimit të Bullgarisë – jo.
Pritet të mbyllet dhe turi i dytë i konsultimeve, ku do të takohen GERB dhe Partia Socialiste Bullgare. Atëherë do të qartësohet formula e qeverisjes. U bë e qartë se Partia e Socialistëve Evropianë ka ushtruar presion ndaj Partisë Socialiste Bullgare për të bërë koalicion me GERB-in. Kjo respektivisht çoi në mosmarrëveshje në mes të së majtës. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv nuk janë njëzëri se Partia Socialiste Bullgare duhet të jetë patjetër në opozitë. Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc ka thënë se në vend të parë është stabiliteti i vendit. Pas rikthimit të tij nga Brukseli të dielën e kaluar lideri i Partisë Socialiste Bullgare, Mihaill Mikov thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Pavarësisht se socialistët refuzuan një herë koalicionin me GERB-in para 10 ditësh, ndoshta çështja do të ridiskutohet më tej.
Pritet të formohet qeveria e “shansit të fundit”, siç Parlamenti Evropian e miratoi Komisionin “e shansit të fundit” sipas fjalëve të Xhan-Kod Junkerit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..