Herën e radhës drejtësia bullgare tregoi pse sistemi i saj nevojitet për reforma radikale dhe drastike. Ose siç thuhet, të bëhet “tabula rasa” dhe të niset nga fillimi. Të martën e kaluar Gjyqi i Qytetit të Sofjes refuzoi ekstradimin e biznesmenit rus me shtetësi franceze Nikollaj Kobljakov në Moskë. Që prej disa vitesh ai jeton në Francë dhe është bashkëthemelues i organizatës joqeveritare “Rusia e Lirë”, e cila është në thelbin e protestave kundër politikës së presidentit rusë Vlladimir Putin. Biznesmeni dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut u arrestua më 29 korrik të këtij viti në aeroportin e Sofjes me urdhër të Interpolit lidhur me një kërkesë të Moskës. Akuzat kundër tij janë në shpërdorim të paligjshëm me mashtrim të 1.2 milion eurosh.
Në seancën e parë i kushtuar këtij rasti gjatë verës, gjyqi bullgar vendosi të kërkojë informacion suplementar nga autoritetet ruse. Seanca e dytë e fundit ditën e marte më 21 tetor, ishte një vodevil të vërtetë. Parasë të shprehet gjyqi, prokurori Valentin Kirillov hoqi kërkesën e ekstradimit dhe mbajti një tiradë, e cila na ktheu te propaganda ideologjike e viteve të Perdes së Hekurt. Pasi ishte harruar, se prokuroria bullgare përkrahte tezën e domosdoshmërisë së ekstradimit të Kobljakovit, prokurori Kirillov me patos e shpalli Rusinë një shtet totalitar, e paaftë të sigurojë një proces të denjë. Sipas fjalëve të tij doli, që veprimtaria politike e Kobljakovit kundër Putinit është një vepër e mirë. Ja përse në se ai do të kthehet në Rusi ka mundësi të jetë i persekutuar. Del pyetja, a është e domosdoshme, që drejtësia bullgare të bëjë kualifikime politike për vende të tjera dhe të shprehet mbi bazë të argumenteve ideologjike?
I zërë nga turpi, gjyqtari Desisllav Ljubomirov u distancua kategorikisht nga deklaratat politike të prokurorit. Megjithatë refuzoi ekstradimin e Kobljakovit me arsyetimin, se në Kodin Penal Bullgar nuk ka përputhje me akuzat e ngritura nga pala ruse.
Kështu Kobljakovi u shpëtua nga forcat e këqija. Ai i falënderoi gjyqit dhe prokurorisë dhe deklaroi, se do të mbetet në Bullgari, që të japë kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë dhe biznesit të vendit. Ai kërkoi nga presidenti Rosen Plevneliev strehim politik. Përgjigja e presidentit akoma pritet, por del pyetja pse Kobljakovi nuk kthehet në mëmëdheun e dytë Francën. Flitet, se mashtrimi me më se një milion euro ka të bëjë me një kompani franceze, ndërsa në Francë si demokracia, ashtu edhe drejtësia dhe gjithçka tjetër punon pak më mirë, se sa në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..