Deri më 25 nëntor në Galerinë e Arteve të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje mund të shihet ekspozita kushtuar përvjetorit të 100-të të Luftës së Parë Botërore. Në të janë mbledhur 45 fotografi të papara deri më sot, të cilat fotografi kanë të bëjnë me momente nga përditshmëria e ushtarëve të regjimentit të 55-të të Divizionit të 10-të të Trakisë Perëndimore.
Ekspozitën e ka sjellë fotografi i madh bullgar Ivo Haxhimishev. Ja se çfarë tregon ai: “Ironikisht gjyshi im, diplomat Panço Haxhimishev, ka qenë në Londër në vitin fatal 1914, kur nuk dihej aleate e kujt do të ishte Bullgaria në këtë konflikt botëror. Duke shfletuar raportet e gjyshit tim, mësova se detyra e tij dhe e gjithë diplomacisë bullgare ka qenë tërheqja e vëmendjes së Forcave të Mëdha përfshirëse në konfliktin ushtarak. Kjo detyrë ka qenë tepër e vështirë për një shtet aq të vogël si Bullgaria, e cila sapo kishte dalë nga dy luftërat e mëparshme.”
Në vitet 1912-1913 Bullgaria është përfshirë në dy Luftërat Ballkanike për t’i bashkuar territorit të saj troje të populluara kryesisht me bullgarë. Pjesëmarrja e vendit tonë në Luftën e Parë Bullgare ka qenë me të njëjtin qëllim. Por edhe ky konflikt ushtarak kishte pasoja negative për Bullgarinë.
Organizatoret e ekspozitës janë Galeria Kombëtare e Arteve dhe Shoqata e Trakisë “Vojvoda Rusi Sllavov” – Plovdiv, në partneritetin me Ministrinë e Kulturës. Kryetarja e Shoqatës së Trakisë është gjenerale majore Nonka Matova, e cila ka regjistruar 11 rekorde botërore të qitjes me pushkë dhe vicekampione e Lojërave Olimpike në Barcelonë 1992. Fotografitë e ekspozuara janë nga tri albumet e oficerëve.
“Kur fotografitë ranë në duart e mia, ato ishin shumë të prishura – kujton Ivo Haxhimishev. – Galeria Kombëtare e Arteve nuk ishte e sigurt se a mund të restaurohen fotografitë. Jam duke bërë punë vullnetare më se 10 vite në fushën e fotografisë në galeri. Më bënë pyetjen a mund të ekspozohen këto fotografi. Kështu u takova me gjeneralen Nonka Matova. Prej saj mësova çfarë është pushka “Mannlicher” dhe sa kilometra larg gjuan ajo. Punoja shumë mbi fotografitë dhe besoj se e kam ruajtur mesazhin që përmbajnë ato. Koleksioni është me shumë vlerë, sepse përbëhet nga albumet e personave privatë pjesëmarrës në luftë.”
Për mendimin e Ivo Haxhimishevit ka fotografi të bëra nga fotografët profesionalistë. Pra, ndër oficerët ka pasur njerëz të cilët janë marrë me këtë art. “Fotografitë pasqyrojnë përditshmërinë, humorin dhe frymën e këtyre vendeve – thotë fotografi. – Shihet tmerri i luftës, shkatërrimi... Fotografia më mbresëlënëse është ku disa punëtorë gërmojnë varrezën e ushtarëve. Poshtë kësaj fotografie shkruhet: “Fronti. Përse?” Ja dhe mesazhi i ekspozitës.”
Çfarë përfundime për psikologjinë bullgare mund të bëjmë në bazë të ekspozitës?
“Fotografitë kanë të bëjnë me momente nga përditshmëria ushtarake, ku shihet se bullgari si në kohë lufte, ashtu dhe në kohë paqeje është i njëjti person – thotë profesori i historisë Svetllozar Eldërov. – Ai e sakrifikon veten me të njëjtën fuqi me të cilën do të punonte tokën dhe do të ndërtonte shtëpinë familjare, me të njëjtat emocione, me të cilat do të kënaqte në mes të shoqërisë dhe do të adhuronte natyrën. Me ushtarët e mbajtur peng bullgari sillet sikur i ka shokë. I ndarë nga vendlindja bullgari bile llogoren do ta shndërrojë në shtëpi për të kujtuar familjarët.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e ekspozitës
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..