Më 13 nëntor në aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohërit” ishte hapur Forumi i pare filologjik ndërkombëtar për studentë dhe doktorantë. Ngjarja me përmasa të mëdha u organizua nga Universiteti i Sofjes, Fakulteti i Filologjisë Sllave, Këshilli i Studentëve dhe Qendra për Analiza të Fjalimit të Politikanëve dhe të Atij të Gazetarëve. Diskutimet ishin ndarë në 17 seksione të specializuara në lëndët e letërsisë, linguistikës, letërsisë së vjetër bullgare, folkloristikës, antropologjisë kulturore dhe metodikës së arsimit. Në forum morën pjesë 250 shkencëtarë të rinj nga 18 shtete.
Mysafirë të forumit përveç studentëve dhe doktorantëve ishin edhe shkencëtarë të dalluar bullgarë, të cilët shkëmbyen përvojën e tyre me kolegët e rinj. U organizuan tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme – filologjia bullgare jashtë shtetit, arsimi dhe mediat e reja, shkëmbimi i studentëve dhe doktorantëve, gjuha e politikanëve dhe ajo e gazetarëve.
Qëllimi i forumit ishte takimi i filologëve të rinj në një vend, ku mund të shkëmbejnë përvojë, të prezantojnë kumtesat e tyre dhe të marrin pjesë në diskutime të ndryshme. Motoja e tij ishte “Universiteti i Sofjes – shtëpia e fjalës”.
Në kuadrin e forumit u zhvillua dhe konferenca XV, kushtuar letërsisë mesjetare bullgare “Leximet e Klimentit”. Tradicionalisht në të morën pjesë shkencëtarë të dalluar bullgarë dhe të huaj në fushën e letërsisë mesjetare. Forumi i parë filologjik përfundoi të dielën, më 16 nëntor. Shumë prej shkencëtarëve të rinj kishin mundësi të ndiqnin ngjarjet në kuadrin e Natës së Teatrove, e cila u zhvillua më 15 nëntor.
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..