“Bullgaria do të qeveriset me stilin e ri evropian të koordinimit, karakteristik për Komisionin Evropian”. Këtë e tha për Radio Bullgarinë zëvendës kryeministrja e politikës evropiane dhe çështjeve institucionale në qeverinë e re bullgare Meglena Kuneva. Ajo është bashkëkryetare e Bllokut të Reformatorëve dhe njëra prej katër zëvendës kryeministrave në kabinetin e zotit Bojko Borisov. Do të kujtojmë, se ky kabinet u formua pas zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor pas diskutimeve të ndërlikuara. Blloku i Reformatorëve është pjesë e koalicionit në pushtet formuar nga partia GERB me përkrahjen programore të Frontit Patriotik dhe formacionit të së majtës ABV.
Zonja Kuneva është kryetare e Këshillit për Çështjet Evropiane pranë kabinetit “Borisov 2” dhe bashkë me zëvendës kryeministrin e fondeve evropiane dhe politikës ekonomike Tomisllav Donçev mbron interesat e vendit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, që mbahet sot në Bruksel. Pjesëmarrësit diskutojnë politikën institucionale të BE-së, politikën e investimeve, bashkimin e përbashkët energjetik, politikën e afrimit e kështu me radhë.
Vallë, a është një kompromis posti i saj në këtë kabinet, në krahasim me pozitat e zëvendës kryeministrave të partisë GERB Tomisllav Donçev dhe Rumjana Bëçvarova, e cila përgjigjet për politikën e koalicionit dhe administratën shtetërore në të ashtuquajturën qeveri proevropiane reformatore të shtetit më të varfër të BE-së. Lidhur me këtë zonja Kuneva shpjegon:
“Posti im përmban funksione koordinuese. Zonja Bëçvarova merret me çështjet administrative. Në fakt politikat do të koordinohen. Kështu që do të jetë me rëndësi administrata, e cila do të zbatojë ato politika. Strategjia “Evropa 2020” është një politikë, realizimin e së cilës do ta kontrolloj unë. Bashkimi energjetikë gjithashtu është një politikë, megjithëqë ka ministër të energjetikës. Edhe kjo politikë hyn në kompetencat e mia, përveç çështjeve lidhura me aderimin tonë në zonën e Shengenit, me drejtësinë dhe rendin e brendshëm, strehimin, refugjatët e kështu me radhë. Ato janë politika evropiane dhe secila prej tyre duhet të jetë e koordinuar me dhjetëra të tjerë. Vetë fakti, se Komisioni Evropian zgjodhi disa zëvendës presidentë si koordinatorë, kjo tregon se ndaj qeverisjes ka një qëndrim tjetër. Për gëzimin tim kjo përputhet me politikën e kabinetit të tanishëm. Zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev përgjigjet për fondet evropiane të kohezionit. Me të gjithashtu do të kemi punë të përbashkët. Gëzohem, se shumë ministra do të angazhohen me politikat evropiane, pasi më se 70 për qind nga investimet në Bullgari janë nga fondet evropiane. Strategjia “Evropa 2020” tashmë është fakt. Mirëpo, çfarë duhet të jetë politika bullgare në këtë situatë. Ja përse me vëmendje të madhe politikat bullgare duhet të formulohen dhe të koordinohen.”
Me të cilët prej shteteve dhe në të cilat sfera mund të gjejmë pozita të përbashkëta në mbrojtje të interesave të Bullgarisë?
“Mendoj, se me të gjitha shtetet dhe në të gjitha sferat. Dhe kjo është përgjigja më e sinqertë – është kategorike zonja Kuneva. – Të gjitha mundësitë duhet të shfrytëzohen. Kemi një përvojë të mrekullueshme në realizimin e pozitave të përbashkëta me Greqinë, për shembull kur u aderuam me BE-në më 1 janar të vitit 2007. Do të jetë mirë, që me vendet fqinje të mbajmë marrëdhënie të mira, sepse interesat tona janë të përafërta. Për mua është me rëndësi të kemi lidhje të afërta me Rumaninë, Greqinë dhe me të gjitha vendet e tjera, që hasin vështirësitë, të cilat i kemi ne në rrugën tonë. Vendet evropianolindore i ngjajnë njëra tjetrës. Mirëpo, aktualisht edhe Spanja vuan nga një papunësi të madhe ndër të rinjtë. Dhe pikërisht në këtë fushë hyjmë në një grup me Spanjën dhe Greqinë. Kemi edhe probleme të tjera të përbashkëta si për shembull ai demografik dhe largimi i hershëm i fëmijëve romë nga shkollat. Bullgaria disponon 10 vota në këshillin e BE-së, ashtu siç Austria dhe Zvicra për shembull.
Nuk duhet të nënvleftësohemi. Është me rëndësi atë që do të themi. Duhet të përkrahim administratën me përvojë dhe të disponojmë liderë të fortë politikë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..