Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“INITIO” – një disk i ri i violinistes Joana Kamenarski dhe pianistes Irina Georgieva

Foto: Gega New

Kompania Muzikore “Gega Nju” nxori albumin e ri të violinistes Joana Kamenarski dhe të pianistes Irina Georgieva. Ai pa dyshim do të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të muzikës së dhomës. Në qoftë se në shikim të parë disa kompozitorë si Gabriel Fore, Sergej Prokofiev dhe Henrik Vienjavski duken shumë larg njëri tjetrit, dy interpretueset e përgënjeshtrojnë këtë përfytyrim.

“Puna mbi disk na kushtoi mjaftë kohë, sidomos sa i përket zbulimit të historisë së veprave – tregon Irina Georgieva. – Ne kërkonim pikat e përbashkëta mes tyre. Edhe të tria veprat janë krijuar në kohë lufte. Deshëm që gjithçka të ishte perfekte, përfshi këtu dhe spotet pranë diskut, të cilat u xhiruan para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje. Sa u përket kompozitorëve, e përbashkëta midis tyre është se edhe të tre kanë pasur kontakte me artin francez dhe i kanë pranuar mirë traditat e atjeshme në muzikë. Ideja, që na provokoi për ta krijuar këtë duo, është kërkimi i Renesansit në të gjitha artet. Duam t’ia nënshtrojmë krijimin e muzikës një ideje globale – ringjalljes së idealeve të njeriut.” Këtë verë Joana dhe Irina paraqitën veprat e tyre të diskut në një koncert në sallën Nr 9 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Duke kërkuar titullin më të përshtatshëm të diskut dy gratë zgjodhën fjalën latine “initium” – domethënë “fillim”. Kështu lindi emri “Initio”. “Kjo fjalë ekziston në gjuhën italiane dhe ka të bëjë me foljen “inicioj”. Pikërisht kjo është dhe ideja e veprimtarisë sonë, shpjegon pianistja Irina Georgieva.

Bashkëpunimi i suksesshëm midis saj dhe pjesëmarrëses tjetër në duet filloi që në shkollën muzikore para më shumë se 20 vitesh. Pas kësaj rrugët e tyre u ndanë – Joana u nis për të mësuar te violinisti me famë botërore Ruxhiero Riçi, kurse aktualisht banon dhe punon në Gjermani. Irina mbaroi Akademinë Muzikore në Sofje te profesoresha Marina Kapacinskaja. Pas kësaj e vazhdoi arsimin e vet në Bazel të Zvicrës, ku është edhe sot. Të dyja shoqet u takuan përsëri para tri vitesh – Irina mori një ofertë për pjesëmarrje në koncert, kurse partnerja e saj tjetër ishte pikërisht violinistja Joana.

Fakti se banojnë në vende të ndryshme, nuk e vështirëson realizimin e suksesshëm të projekteve të tyre të përbashkëta. Cilat janë horizontet e reja para dy interpretueseve?

“Pritet prezantimi i diskut – përgjigjet Irina. – Këtu është vendi t’i falënderojmë regjisorët e jashtëzakonshëm të zërit Stefka Maxharova dhe Georgi Trenev, të cilët ndjenë xixën tonë dhe dashurinë tonë ndaj punës. Sa u përket projekteve tona të ardhshme, tashmë është e qartë  ku do ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Edhe të dyja, bashkë me Joanën, jemi lidhur me rrënjat tona, prandaj kemi në plan të përgatitim një program prej veprash të kompozitorëve sllavë. Projekti ynë tjetër i ardhshëm është në sferën e veprimtarisë studiuese. Duam ta ndjekim biografinë e një autori të veçantë, me cilët krijues ai ka komunikuar dhe çfarë ka kompozuar si rezultat i këtyre kontakteve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Hölzl-Nikolova – bullgarja në Orkestrën e njohur Austriake Bruckner

Iva Hölzl-Nikolova është një interpretuese me një individualitet të veçantë dhe një repertor të pasur. Ajo përkufizohet nga kritikët si "një muzikante jashtëzakonisht e talentuar dhe inteligjente me interpretimin e saj të termit "vjenez". E lindur në..

botuar më 25-05-07 7.30.PD

Dara Ekimova me një këngë të re dhe një turne kombëtar

Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me Kristian Kostov ,  producentin muzikor Dexter dhe Venci Venc. Sipas autorëve, “C'est La Vie” ka të..

botuar më 25-05-07 6.15.PD
Georgi Andreev

Dirigjenti dhe kompozitori Georgi Andreev – për Ditën e Shën Gjergjit, traditat, muzikën dhe dragonjtë

Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi Andreev.  Që nga viti 2000 ai është dirigjenti kryesor i orkestrës pranë Ansamblit Kombëtar..

botuar më 25-05-06 7.00.PD