Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kodi i hapur dhe i mbyllur” në shoqërinë bullgare

Foto: arkiv

Diskursi i indiferencës dhe paarsyeshmërisë në politikë, për fat të keq, dominon në bisedimet për politikën në shoqërinë tonë. “Demokracia nuk do të thotë vetëm institucione formale – shumë parti, Parlament etj. Demokracia e vërtetë në një shkallë të madhe varet nga caqet, nëpërmjet të cilave qytetarët interpretojnë botën politike”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë politologu Strahill Delijski – profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.

“Në qoftë se përdorim një metaforë nga bota e teknologjive informative, mund ta bëjmë këtë përgjithësim – vazhdoi ai. – Ka dy lloje kuptimi. Njëri – me “kodin e mbyllur”, tjetri – me “kodin e hapur”, si software-i kompjuterik. Ne i përdorim programet me “kodin e mbyllur” pa pasur mundësinë për t’i ndryshuar sipas preferencave tona. “Kodi i hapur” na jep mundësinë, me ndihmën e të tjerëve, të marrim pjesë të gjithë, së bashku, në krijimin e produktit. Kështu është edhe në shoqëri – ka dy mënyra në krijimin e kuptimit kolektiv. Njëri është të përdoren ideologji dhe mite tashmë të krijuara politike, zakonisht të imponuara nga elita. Kjo është mënyra e lehtë, sepse nuk kërkon shumë përpjeke intelektuale. Mënyra tjetër – e “kodit të hapur”, është krijimi i një kuptimi social dhe politik me përpjekje të përbashkëta.”

Strahill Delijski kthehet drejt fillimit të tranzicionit, që të shpjegojë se në saje të doktrinës politike të neoliberalizmit ideologjia radikale e tregut arriti ta nënshtrojë fushën politike.

“Vendimet politike gjithnjë e më shumë janë funksion i interesave të biznesit dhe jo i interesave të përbashkëta publike – tha politologu. – Del se organet e pushtetit shtetëror, të zgjedhura në mënyrë demokratike, i marrin vendimet e tyre jo mbi bazën e suverenit, por në varësi të korporatave ndërkombëtare dhe organizatave tregtare. Ja dhe logjika: gjithçka që është e mirë për biznesin, është e mirë edhe për njerëzit, por kjo nuk është kështu gjithmonë. Shtetasit humbën besimin në shtet, si një organ politik i rregullimit të konflikteve sociale dhe kështu humbën edhe besimin në politikë në përgjithësi. Dhe ky nuk është vetëm fenomen bullgar. Ky është një deficit sistematik. Në një kontekst të ngjashëm, shoqëria e re civile, që po formohet në Bullgari, sikur humbi një prej funksioneve të saj kryesore – të jetë korrigjues jo vetëm i shtetit, por edhe i tregut, të luftojë për hapësirën autonome jo vetëm sa u përket autoriteteve politike, por edhe sa i përket presionit nga ana e tregut.”

Ndërrimi i sistemit politik në Bullgari, lëkundja kush në fakt jemi ne dhe çfarë përbën sistemi, në një shkallë të madhe lindën një individualizëm radikal konsumatorësh, tha Strahill Delijski.

“Mungesa e ndjenjës së tërësisë politike dhe e qëllimit të përbashkët politik lindi strategjinë e mbijetesës individuale – vazhdoi politologu. –Kuptimi i kësaj strategjie është të kem, të zotërojë. Që të arrihet deri tek një absurditet i madh dhe pikërisht – të theksohet se një prej pluseve më të mëdha të sistemit të ri është shumëllojshmëria e mallrave. Kështu ne gradualisht fillojmë të interpretojmë dhe të kuptojmë nocionet politike jo si qytetarë, por si konsumatorë. “Unë” është më e rëndësishme sesa “ne” dhe kjo vështirëson në një shkallë të madhe komunikimin politik. Në fakt sjellja e konsumatorit varet krejtësisht nga dobia individuale dhe kjo ka të bëjë me “kodin e mbyllur” të egoizmit. Qytetari, si qenie politike, e vendos sjelljen e vet në sistemin e bashkësisë, në sistemin e së ashtuquajturës “ne”. Kuptimi është në “kodin e hapur” të solidaritetit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD