Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simbolika e peshkut në kulturën tradicionale dhe në folklorin e bullgarit

БНР Новини
Foto: arkiv

Në shumë mitologji të lashta peshku është simbol i natyrës femërore. Ai do të thotë pjellori dhe krijim të pasardhësve, mishëron forcën e ujërave dhe aftësitë e tyre të ngjallin dhe të ruajnë jetën. Peshku lidhet me Perëndeshën-nënë. Jo rastësisht në traditën e lashtë greke ai është atribut i Perëndeshës së dashurisë Afërdita. Më vonë krishterimi afirmon peshkun si simbol i Krishtit dhe i të krishterëve të parë, që quheshin në mënyrë alegorike gjahtarë të shpirtrave. Në përfytyrimet tradicionale dhe në folklorin e bullgarëve peshku gjithashtu ka vendin e vet – si lloj kafshe, ushqim specifik, si objekt i sigurimit të bukës së gojës, por edhe si një figurë simbolike që ka ruajtur kuptimet e lashta mitologjike.

Për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme të ruajtjes në të kaluarën peshku është konsideruar si ushqim i rrezikshëm i cili lehtë mund të prishet. Peshku ka thënë: piqmë mirë sa të zbardhen sytë e mi, në rast të kundërt mund të zbardhen sytë e tu! – d.m.th. në qoftë se peshku nuk është pjekur mirë, njeriu mund të lëndohet. Sipas kuptimit tradicional peshku nuk hahet gjatë tërë vitit, por vetëm gjatë muajve që kanë në emrin e tyre germën “r”. Bëhet fjalë për periudhën më të ftohtë nga shtatori deri në prill, ndërsa gjatë muajve nga maji deri në gusht peshku prishej nga temperaturat e larta. Deri në ditët tona është e përhapur fjala e urtë se peshku qelbet nga koka që me fjalë të tjera do të thotë, se korrupsioni dhe parregullsitëfillojnë nga katet e larta të pushtetit. Nga ana tjetër, peshku konsiderohet si një ushqim i pastër – ai është i vetmi ushqim i yndyrshëm që lejohet në kohën e kreshmëve në prag të festave të mëdha si Dita e Ungjillëzimit të Hyjlindëses (Vangjelizmoit), Dita e Dafinës, dita e Shën Nikollës.

Me peshkimin është lidhur proverbi, se duart e lagura hanë peshk, ndërsa ato të thata piperka – d.m.th. se njeriu nuk do të arrijë atë që dëshiron deri sa nuk bën mundime. Ndërsa për njeriun e nxituar thuhet, se peshku në det, ndërsa tigani në zjarr. Është shumë i përhapur edhe krahasimi hesht si peshk, ndërsa për njerëzit naiv dhe pak budalla përdoret epiteti ballëk (nga fjala turke për peshkun).




Në plan simbolik peshku lidhet me ujin, me thellësitë dhe botën e nëndheshme. Sipas përfytyrimeve arkaike bota mbështetet mbi dy ose tre peshq, mbi  balena ose mbi brirët e kaut i cili është hipur mbi peshk. Lidhja me botën e nëndheshme do të thotë dhe lidhje me pjellorinë. Besohet, se gëlltitja e peshkut ose pjesë prej tij ndihmon në rast steriliteti, gjithashtu se fëmijët e lindur me ndihën e mrekullisë posedojnë tipare të pazakonshme.

Figura e peshkut lidhet me motivin e shterpësisë edhe në mënyre tjetër. Në subjektet e këngëve rrëfehet për nusen e mallkuar nga e ëma – të mbetet shtatzëne kur do të dëgjojë peshkun të këndojë nga Deti i Zi dhe gurin të fishkëllejë nga malet me vishnje. Kur ka mësuar për këtë, burri i saj  i ka porositur të vëllait ta çojë nusen shterpë në bregun e detit dhe ta fundosë. Por në këtë çast Zoti i prekur nga lotët e gruas së re bën një mrekulli – peshku në të vërtetë filloi të këndojë, ndërsa guri të fishkëllejë. Nusja kthehet tek bashkëshorti dhe pas pak kohe lindi një djalë të pazakonshëm me hënë në gjoks dhe me diell të kthjellët në ballë.

Si simbol i begatisë dhe lumturisë peshku ka vend edhe në urimet e kolendarëve. Urime i drejtohen vajzës në shtëpi, e cila krahasohet me peshkun e bukur me luspë të argjendta nga thellësirat, me thëllëzën nga bari i lartë dhe me palluan nga kopshti e bejlerëve. Në këngën e kolendarëve këndohet për peshkun e bukur me krahë të arta, i cili jeton në Detin e Zi, me kërkesë të vajzës së re mblidhen peshkatarë – të gjithë me rrjeta, të cilat i hedhin në Detin e Zi dhe kapin peshkun magjik. Kjo këngë i këndohet vajzës që është gati të martohet dhe në praktikë është një urim për martesë së shpejtë.

Sipas përfytyrimeve tradicionale peshqit mund të plotësojnë dëshira dhe kjo ndodhet jo vetëm në përrallat e njohura të peshkatarit dhe peshkut të artë. Në qytetin Asenovgrad p.sh. ka një kishë e cila i është kushtuar Shën Mërisë, por  më shumë njihet si “Kisha e peshkut”. Flitet, se mban këtë emër për shkak të kubesë mbulesa e së cilës u ngjan luspave të peshkut. Në paraklisin pranë kishës ka një ajazmë me peshq. Besimtarët rrëfejnë, se nëse do të shohësh peshqit në ajazmë lutjet e tua do të dëgjohen dhe hedhin monedha në ujë për kësmet.

Pa dyshim ndër peshqit në folklorin bullgar më i njohur është krapi, i respektuar që nga sllavët e lashtë. Sipas besimeve popullore krapi, që nuk është parë nga syri i njeriut në vazhdim të 40 vjetësh, shndërrohet në dragua – prandaj në disa ikonostase në rrëzat e Kryqit janë pikturuar peshq në vend të dragonjve.

Sipas përfytyrimeve popullore krapi është shërbëtori i Shën Nikollës, prandaj me të bëhet kurban për nder të shenjtorit për tryezën festive në Ditën e Shën Nikollës më 6 dhjetor. Mendohet, se ky peshk është i shenjtë, sepse ka mbi kokë një kockë në formën e kryqit. Kjo kockë ruhet dhe i qepet kapelës së porsalindurve si hajmali. Njerëzit besojnë gjithashtu, se luspat e krapit kanë veti magjike – ato janë të shenjtëruar dhe për këtë arsye nuk duhet të hidhen, por  duhet të mbahen në portofol sepse i sjellin pasuri mbajtësit të tij.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD