Kohët e fundit zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian e bënin të qartë se nuk interesohen për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, i cili duhej të transportonte gaz rus përmes territorit të Bullgarisë drejt Evropës Qendrore e Perëndimore. Pas njoftimit skandaloz të Presidentit të Rusisë Vlladimir Putin se pezullon projektin dhe për këtë e fajëson Bullgarinë, Brukseli reagoi në favor të Bullgarisë. Kjo u bë e qartë në vizitën e Kryeministrit tonë Bojko Borisov në Bruksel.
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker shprehu përkrahjen e BE-së për Bullgarinë, duke thënë se do të ndërmerren masa konkrete në zhvillimin e vendit dhe në rritjen e mirëqenies së shtetasve bullgarë. Në fakt Bullgaria respektonte kushtet e Brukselit për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Ja pse vendi duhet të kompensohet sepse doli se pala humbëse në kundërshtimin Rusi-Evropë në kuadër të krizës në Ukrainë është pikërisht Bullgaria. Nga Brukseli mendojnë se megjithë situatën aktuale, gazsjellësi “Rryma Jugore” mund të ndërtohet, në qoftë se Rusia respekton legjislacionin evropian në territorin e Bullgarisë.
Përkrahja e Brukselit i erdhi mirë Bullgarisë. Pas dështimit të projektit “Rryma Jugore” priten subvencione më të larta nga BE-ja. U bë e qartë po ashtu se fondet evropiane sipas programeve operative “Mjedisi” dhe “Zhvillimi rajonal” do të zhbllokohen për Bullgarinë. Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk shprehën përkrahjen e tyre për Bullgarinë. Ata theksuan se vendi është gati të anëtarësohet në Zonën e Shengenit dhe se brenda disa viteve do të hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare mbi sistemin e drejtësisë dhe punët e brendshme në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..