Prof. Karl Xherasi ka lindur më 29 tetor të 1923 në Vjenë. Babai i tij Sameul Xherasi është me origjinë bullgare dhe ka qenë mjek i njohur dermatolog në Sofje. Kur prindërit e krijuesit të pilulës anti bebe u ndanë, Xherasi i vogël u nis me të ëmën për në Vjenë. Por më vonë, në 1938 ai u kthye përsëri në Bullgari për të shpëtuar nga nazistët. Karl Xherasi ka mësuar në Kolegjin Amerikan në Sofje, në moshë 16 vjeç u nis për në SHBA për të bërë shkencëtar kimist.
Përveç pilulës, për të cilën profesori thoshte: “Ishim ekip, kjo pilulë nuk është kundër bebes, por kundër aborteve”, ai ka zbuluar edhe kortizonin. Botimi “London tajms” e shpalli prof. Xherasi si një prej 30 personaliteteve më të mëdhenj të mijëvjeçarit të kaluar krahas emrave të mëdhenj Njuton, Shekspir, Darvin, Kopernik dhe Ajnshtajn.
Në vitin 1968 për shkak të Vatikanit nominimi i tij për Çmimin Nobel për pilulën e tij revolucionare u hodh poshtë. Ne vendin tonë shkencëtari me famë botërore është dalluar me urdhrin “Kalorësi i Madarës” dhe iu dorëzua atij nga Presidenti Petër Sotjanov (1997-2002). Përveç kësaj është anëtar i Akademisë Bullgare të Shkencave dhe është dekoruar me titullin e nderit “Doktor honoris kauza ” të akademisë.
Në vitin 2013 prof. Karl Xherasi erdhi për herë të fundit në vendin tonë. Atëherë mori titullin “Doktor honoris kauza ”të Universitetit Amerikan në Blagoevgrad. Ardhja e tij në Bullgari u realizua me ndihmën e Institutit izraelit-bullgar, në Bordin e Drejtorëve të të cilit merrte pjesë edhe prof. Xherasi.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve Perseid. Pritet që dhjetëra “yje që bien” në orë të ndriçojnë errësirën – një moment ideal për..
Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të..
Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..