Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë më të varfëritë në Evropë, por me më shumë banka

БНР Новини
Foto: BGNES

Bullgarët janë evropianët më të varfër, d.m.th. kanë më pak para, por për nga numri i filialeve bankare për frymë të popullsisë janë në vendin e parë në BE. 100 000 vetave u takojnë 62 zyra të bankave. Vetëm një krahasim, në Norvegji ato janë mezi 10, ndërsa në Gjermani 100 000 vetave  u takojnë 14 dega bankare. Në fakt, po thuaj në asnjë qytet evropian, ndoshta vetëm me përjashtim të Italisë, nuk mund të shihet një larmi dhe një grumbullim i tillë i zyrave luksoze bankare nëpër rrugët qendrore, ashtu edhe në periferitë më modeste.

Kjo prani bankare që nuk u përgjigjet mundësive modeste financiare të bullgarëve vështirë mund të shpjegohet me arsye racionale ekonomike, d.m.th. është më tepër një demonstrim i prestigjit dhe mirëqenies, demonstrim që shpesh herë tejkalon kufirin midis shijes së mirë dhe arsyes nga njëra anë, dhe nga tjetra tregon  mungesës e masës. Akoma më tepër se kjo është në sfondin e tendencës botërore të depërtimit gjithnjë e më masiv të pagesave elektronike me anën e internetit dhe bankomateve.

Se sa shumë të jenë filialet bankare duhet të pohojmë, se shumica prej tyre nuk ankohen për mungesë të klientëve. Edhe pse  janë të varfër, bullgarët kanë kursime prej afro 30 mlrd eurosh. Prania fizike e klientëve bankarë në filialet nga ana e saj flet, se format moderne të bankimit ende nuk janë depërtuar në mënyrë masive në të përditshmen e bullgarëve, me gjithë se më shumë së 40% prej tyre pohojnë, se përdorin rregullisht internetin me të gjitha mundësitë bashkëkohore të rrjetit botëror. Në të njëjtën kohë mezi 2% prej bullgarëve përdorin bankimin online. Duhet të pohohet gjithashtu, se vet bankat e kanë të qartë, se e ardhmja i përket bankimit online dhe të gjitha ato ofrojnë në mënyrë masive shërbimet e tyre virtuale online dhe bile disa prej tyre janë falas për klientët. Një premisë për bumin e paevitueshëm të shërbimeve elektronike bankare edhe në Bullgari është rrethana, se secili qytetar në vend ka së paku nga dy karta bankare dhe se ndryshe nga tregtia tradicionale e  zbehur në  versionin e  saj elektronik po lulëzon.

Siç duket, shenjet e para të depërtimit të bankimit në epokën e internetit tashmë janë në pah, sepse shumica e bankave në vend fillojnë të shkurtojnë praninë e tyre fizike nëpër rrugët dhe qendrat tregtare, duke mbyllur filialet e tyre. Bëhet e qartë, se edhe ato e kanë ndërgjegjësuar mendimin e ekspertëve botëror, se gjatë 20 vjetëve të ardhshme filialet bankare në fakt do të zhduken dhe do të zëvendësohen plotësisht nga bankimi elektronik.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD