Për herë të parë Fondacioni “Biodiversitet” shkel një traditë duke iu kushtuar vitit jo llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore, por një rajoni special – Liqenit Atanasovsko. Në vitin 2015 laguna kripore, që shtrihet në veri të qytetit bregdetar Burgas do të popullarizohet nëpërmjet një sërë veprimtarish si Karnavali i Larmisë Biologjike, Festivali i Kripës, ndërtimi i një strehimi për fotografim, krijimi i shtegut të sqepshpatës këmbëkaltër (Recurvirostra avosetta) dhe të kripës.
Me çfarë karakterizohet laguna Liqeni Atanasovsko shpjegon Radostina Cenova nga Fondacioni “Biodiversitet”:
Migrimi i madh
“Shpendët janë banorët më të famshëm të liqenit. Çdo vit shtohet numri i llojeve, që arrijmë të zbulojmë. Deri tashti këtu kemi zbuluar 333 loje nga 420 gjithsejtë për Bullgarinë. Shpendët bëjnë foletë e tyre, pushojnë ose shtegtojnë, sepse këtu kalon rruga e zogjve shtegtar Via Pontika. Mrekullia e migracionit tërheq shumë ornitologë dhe admirues të natyrës nga mbarë bota. Në fund të shtatorit ata vijnë, që të shikojnë tufat e mëdha të pelikanëve, lejlekëve, zogjve grabitqarë dhe këngëtarë. Gjatë vjeshtës migracioni është më i dukshëm, se sa gjatë pranverës. Shumë interesant janë shpendët vendorë si sqepshpata këmbëkaltër (Recurvirostra avosetta) dhe vrapuesi gushëbardhë (Charadrius alexandrimus). Ata bëjnë foletë e tyre jo në mesë të degëve të pemëve, por në dhe në zgavra të vogla. Dhe një pjesë e rëndësishme e projektit “Kripa e jetës” është formimi i rajoneve të përshtatshme për bërjen e foleve të tilla.”
Korrja e bardhë
“Korrja e bardhë fillon në gusht, kur procesi i avullimit të ujit detar është më intensiv dhe formohen kristalet e kripës. Nxjerrja e kripës bëhet në mënyrë tradicionale me dorë. Vitet e fundit ka një transport hidraulik – shirita prej gome transportojnë kripën te piramidat e mëdha. Aty kripa formohet në mënyrë speciale, kështu që ajo të mos shkrihet nga shirat. Puna është tepër e rëndë, por jemi me shpresë, se tradita do të ruhet. Në se viti 2015 nuk do të jetë shumë i lagët, atëherë do të nxirret një sasi normale të kripës – afro 50 mijë tonë. Vitin e kaluar, kur kishte shira të dendura, kripa e prodhuar ishte pothuajse zero. Produktet që mbeten pas nxjerrjes së kripës janë luga dhe balta. Luga përbën ujë me përqendrim të lartë të kripës. Në të njerëzit mund të notojnë pa të zhyten, ashtu si në Detin e Vdekur. Ka disa pishina të formuara nga Shoqata Aksionare “Çernomorski Sollnici”. Aty njerëzit mund të kurohen gjatë verës. Balta gjithashtu shfrytëzohet për shërim. Një centimetër prej saj formohet për një vit. Është me rëndësi, që procesi i nxjerrjes së kripës të vazhdojë, sepse nga njëra anë nxirret kripë, ndërsa nga ana tjetër sigurohen kushte të përshtatshme për habitatet e liqenit. Liqeni është i ndarë në pishina të veçanta për nevojat e nxjerrjes së kripës. Kështu çdo pishinë është me një përqendrim kripor, që dallohet nga pishinat e tjera. Kjo siguron kushtet e përshtatshme për habitatet e ndryshme. Mendoj, se ky është një shembull i mirë për bashkëpunimin midis biznesit dhe mbrojtjes së natyrës.”
Ngjyrat e purpurta
“Ngjyrat e liqenit gjithashtu i detyrohen nxjerrjes së kripës. Ngjyrat më të hapura të portokallit dhe të rozës janë atje ku kripa shndërrohet në kristale. Gjatë verës dhe vjeshtës, kur fillon prodhimi i kripës liqeni merr ato nuanca të bukura dhe të papërsëritshme. Ngjyrimi i jashtëzakonshëm natyror është një nga magjitë e Liqenit Atanasovsko.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Fondacioni “Bioraznoobrazie”
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..