Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megjithë moti i keq në Bansko garat e femrave për Kupën Botërore të Skive u zhvilluan

Bansko - Kupa Botërore e Skive
Foto: arkiv

Mezi ditën e fundit të garave për Kupën Botërore të Skive disiplina alpine në Bansko dielli i buzëqeshi elitës femërore të sporteve të bardha. Mjegulla e dendur nën majën Todorka vuri një pengesë para organizatorëve dhe sportisteve në tri startet. Drama me motin e keq filloi që ditën e premte, kur starti i sllallomit të parë gjigant shumë herë ishte shtyrë dhe në fund të fundit u vendos, që ai të organizohet ditën e hëne. Shpresat e publikut shumëmijësh t’i kënaqet garës midis prijëseve të klasifikimit të përkohshëm për Kubën Botërore Tina Maze nga Sllovenia dhe kampiones së dyfishtë botërore Anna Feninger nga Austria u dështuan. Edhe ditën e shtune mjegulla e trashë në pjesën e mesme të trasesë prapë u bë pengesë për vazhdimin e rrëshqitjes. Vetëm 13 skiatore, nga më se 50 sportiste gjithsej, arritën të kalojnë trasenë e përgatitur tepër mirë. Me arsye të garantojë sigurinë e garës Federata Ndërkombëtare e Skive vendosi të ndërpre garën dhe pak më vonë ta shtyjë. Ditën e diele, më 1 mars, moti ishte pak më i mirë dhe megjithëqë disa herë gara u shty starti i vetëm i kombinimit alpin për këtë stinë nga sllallomi super gjigant dhe sllallomi u zhvillua. Për habi të të gjithëve fitoren e korri skiatorja Anna Feninger nga Austria, e cila u imponua mbi favoriten Rina Maze nga Sllovenia. Kështu austriakja arriti të shkurtojë distancën në klasifikimin e përgjithshëm për Kupën Botërore. Intriga u transferua ditën e hëne, kur u zhvillua sllallomi super gjigant i shtyrë nga e premtja. Mirëpo, prapë më e shpejtë ishte Feninger, e cila shtoi shanset për marrjen e kupës. E dyta mbeti Tina Maze, e ndjekur nga amerikania Lindzi Von. Pikërisht Von, skiatorja më e mirë në botë me 64 fitore gjithsej në startet për Kupën Botërore, drejtoi akuzat më të ashpra për pistën në Bansko. “Kjo është një shaka. Dëbora është tepër e rrezikshme për rrëshqitje të skive” citoi Agjencia “Rojters” amerikanen.  Megjithatë me siguri të kënaqur mbetën fituesja e dyfishtë Feninger dhe publiku shumëmijësh, i cili pavarësisht nga moti i keq, herën e radhës u kënaq me garat e vargut më të rëndësishëm të skive alpine.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tervell Zamfirov

Tervell Zamfirov u bë kampion botëror në snowboard

Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..

botuar më 25-03-04 5.46.MD
Malena Zamfirova

Snowboardistja Malena Zamfirova përfundoi e dyta në Kupën e Botës në Krinica

Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..

botuar më 25-03-03 3.27.MD

Hristo Stoiçkov bëhet ambasadori i parë i turizmit sportiv pranë OKB-së

Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..

botuar më 25-02-26 4.18.MD