1.7 për qind rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 2014-ës konstatoi Eurostat për Bullgarinë, gjë që tejkalon të gjitha pritjet si të qeverisë bullgare, ashtu dhe të institucioneve financiare ekonomike ndërkombëtare. Kjo është një arritje e mirë dhe madje mbi nivelin mesatar për Evropën e 28-ëve. 2014-ta është viti i pestë me radhë me rritje të PBB-së pas kufizimit të ekonomisë me 5 për qind gjatë vitit më të rëndë të krizës – 2009. Gjatë vitit 2010 rritja reale ishte 0.7 për qind, gjatë vitit 2011 – 2 për qind, gjatë vitit 2012 dhe 2013 – përkatësish 0.5 për qind dhe 1.1 për qind.
Ky tregues tepër modest dhe i pamjaftueshëm tregon se ekonomia bullgare është në proces rritjeje, duke pasur parasysh se viti i kaluar nga pikëpamja politike ishte një vit plotë sfida të mëdha para kushteve të biznesit, kur në pushtet ishin tri qeveri të ndryshme dhe kishte zgjedhje dy herë. Ndërkaq, biznesi i pëson vështirë tronditjet politike, sepse ato krijojnë pasiguri suplementare në këtë mjedis jostabil ekonomik.
Sipas Eurostatit, vitin e kaluar ekonomia kombëtare në Bullgari ka krijuar PBB me vlerë 42 mlrd euro, ose 5 808 euro për frymë të popullsisë. Nuk është shumë, pasi dihet se në Luksemburgun e prosperuar PBB-ja për frymë të popullsisë tejkalon 100 000 euro, por për llogari të kësaj Bullgaria është në grupin e vendeve të BE-së, ku ka rritje dhe jo recesion dhe prapambetje.
Në sfondin e rezultateve të mira të vitit të kaluar parashikimet për zhvillimin ekonomik këtë vit janë shqetësuese. Qeveria ishte tepër e vëmendshme dhe pret një rritje nën 1 për qind. Mjaftë modeste janë pritjet e vëzhguesve ndërkombëtare, me në krye vetë kryetarin e Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, i cili paralajmëron se perspektivat për ekonominë bullgare nuk janë të mira. Për rrezik nga tempet e ulëta në Bullgari na paralajmëron zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian dhe komisionare e buxhetit dhe resurseve njerëzore Kristalina Georgieva. Mirëpo, në të njëjtën kohë ka të dhëna se konsumimi i brendshëm po aktivizohet jo pa përkrahjen e interesave mjaftë të ulëta të kredive dhe depozitave. Rritja e konsumimit ka një ndikim direkt mbi të ardhurat publike nga TVSH-ja në buxhet, të cilat lëvizin lartë dhe i mbushin arkat shtetërore. Kurse arka të mbushura shtetërore do të thotë më shumë investime publike, domethënë punë dhe më shumë shpërblime. Këtu duhet shtuar dhe rimëkëmbja e financimit evropian të projekteve në kuadrin e programeve të ndryshme, financim ky që gjithashtu çon tek ulja e konstatuar e papunësisë dhe rritjes së efikasitetit të biznesit. Borxhet e diskutueshme të reja dhe të jashtme dhe të brendshme për 8 mlrd euro, të cilat u ratifikuan nga Parlamenti, shkaktuan tronditje të konsiderueshme në koalicionin në pushtet dhe destabilizuan vendin në përgjithësi. Borxhet e tij nuk do të rriten deri në nivele të papranueshme, por për llogari të kësaj do të ulet deficiti buxhetor dhe do t’i jepen garanci biznesit për aftësinë e pagimit të sektorit publik. Këto janë sinjale gjithnjë e më pozitive, të cilat nuk mund të mos e stimulojnë aktivitetin e biznesit. Në këtë drejtim vepron edhe eksporti para se gjithash drejt partnerëve të BE-së. Nuk duhet të harrohen dhe ambiciet serioze të pushtetarëve për t’i reformuar më në fund strukturat dhe sistemet e shoqërisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..